Carlo Bollino është kallëzuar penalisht në SPAK ditën e djeshme.
Kallëzimi u dorëzua nga anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.
Ndaj Bollinos rëndojnë 10 akuza penale: “shpërdorim detyre”, “mashtrim”, “përpilim i deklaratave të rreme”, “dhënie e informacioneve të rreme”, “falsifikim i dokumenteve”, “përfitim i paligjshëm i interesave”, “shkelja të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “pastrim i produkteve të veprës penale”, “përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “moskallëzim i krimit”.
Padia ka të bëjë me përfitimin e tokës tek “ish-Reparti i Orëve”, ku sot Bollino ka ndërtuar godinën e televizionit.
Prona e përfituar ishte pronë shtetërore me sipërfaqe 4894.10 m2 dhe ish-pronarët pretendojnë se e kishin dhuruar për të ndërtuar një gjimnaz.
Këlliçi renditi të gjitha akuzat penale dhe shkeljet me 4 vendimet e qeverisë.
Deklarata e plotë e Belind Këlliçit:
Te nderuar qytetare,
Fillimisht dua ta nis me sqarimin se per cilat vepra penale jane kallezuar Carlo Bollino dhe Edi Rama me shoke:
– “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
– ”Mashtrimet”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal;
– ”Përpilimi i deklaratave të rreme”, parashikuar nga neni 163 i Kodit Penal;
– “Dhënia e informacioneve të rreme”, parashikuar nga neni 168 i Kodit Penal;
– ”Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal;
– “Përfitimi i paligjshëm i interesave”, parashikuar nga neni 257 i Kodit Penal;
– “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenit 258 i Kodit Penal;
– “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal;
– “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal;
– “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
Por te futemi pak ne detaje:
Pjeses se pare po i bie pak shkurt, pasi eshte ezauruar nga vete z. Berisha ne konferencat e tij te meparshme.
Procedura nis me buletinin Nr.29 datë 22.07.2019 të Agjencisë së Prokurimit Publik, Ministria e Financave dhe Ekonomise rezulton të ketë shpallur njoftimin për “Dhënien me qira të pasurisë 7/649 me siperfaqe të përgjithshme 4021.5 m²”.
Me pas Anila Denaj shpall fitues Carlo Bollinon, duke i propozuar Keshillit te Ministrave qe Carlo te mos paguante me 6,300 euro qira ne muaj, por ta perfitonte ate me vetem 1 euro. Duhet thene se ky ndryshim i VKM nr. 54, qe I kursente zoterise ne fjale qirane, eshte bere nga qeveria Rama.
Momenti kryesor nga ku fillon paligjshmeria eshte miratimi i lejes se ndertimit me date 13 janar, 2020. Keshilli Kombetar I Teritorrit, me Kryetar Edi Ramen, miraton nje leje ndertimi per nje godine te vetme. Kontrata e qirase percaktonte fare qarte se Carlo Bollino do te duhej te rikonstruktonte 3 godina, e me pas t’ia kthente ato shtetit shqiptar.
Pra, siç rezulton, kompania MTSC sh.p.k, në momentin e marrjes së Lejes së Ndërtimit në datë 13.1.2020, leje kjo e dhënë për ndërtimin e një godine unike, dhe jo rikontruksionin e tre godinave të ndryshme ekzsistuese shtetërore, sic parashikohej në kontraten e qirasë, kompania nuk dispononte të drejta pronësie apo qiramarrjeje, mbi katin e dytë të godinës kryesore, e cila i është dhënë kësaj kompanie vetëm me VKM Nr. 157, datë 19.02.2020, ndërkohë që Leja e Ndërtimit ishte dhënë 30-ditë më parë në datë 13.1.2020.
Atëherë lind pyetja:
– Si e dinte KKT, që Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë do të propozonte shumë shpejt një vendim, dhe ky do të miratohej nga Këshilli i Ministrave, për t’i dhënë zotit Bollino një sipërfaqe shtesë në godinat shtetërore?
– Si e dinte KKT, që godinat shtetërore që ishin dhënë me qera nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, do të prisheshin, me propozim të kësaj të fundit, ndërkohë që KKT ka dhënë Lejen e Ndërtimit më datë 13.1.2020, ndërsa prishja e godinës do të ndodhte 4 muaj më vonë?!!!
– Nëse Leja e Ndërtimit jepet nga KKT, në 13 Janar 2020, a është ky akti që ka diktuar marrëdhënien e qerasë apo vet ekzistencën e godinave shtetërore dhe njëkohësisht dhe fatin truallit, dhe po ky akt me Kryetar të organit z. Edi Rama, ai që ka urdhëruar zonjën Anila Denaj, që të ndryshojë kushtet e Kontratës e më pas vetë ekzistencën e godinave në shkelje të urdhërimeve të ligjit ?!
Me vendim të Këshillit të Ministrave nr.368 , datë 6.5.2020, “Për shëmbjen e tre objekteve të dhëna me qera është vendosur:
1. Shëmbjen e 3 objekteve me emërtimet “Objekti nr.1” 2 kat, “Objekti nr.2” 1 kat, “Objekti nr.3” 1 kat, me sipërfaqe totale ndërtimore 2497.06 m2, të dhëna me qira me kontratën e qirasë nr.2604 rep, nr.727 kol, datë 14.10.2019, me tarifen 1 euro kontrata, ndryshuar me anekskontratën nr. 479 rep, nr.189 kol, datë 28.02.2020, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës , dhe shoqerisë “MTSC” , sh.p.k, si qiramarrës.
Pra, vetëm dy muaj, pasi Këshilli i Ministrave me VKM Nr. 157, datë 19.02.2020, ia dha zotit Carlo Bollino të drejtën e qiramarrjes për katin e dytë të godinës, me një tjetër vendim, po Këshilli Ministrave vendosi që kjo godinë të mos ekzistojë më, por të prishet.
Kjo tregon, se veprimtaria publike, që po realizohej sipas këtyre akteve, ishte dhënia e gjithë pasurisë publike, me qira përpara prishjes së tyre, me qëllim që zoti Bollino të përftonte maksimalisht gjithë sipërfaqen e truallit funksional dhe nën objekt të tyre.
Me pas, konkretisht, në korrik të vitit 2020 miratohet vendimi i Këshillit të Ministrave, VKM 589 datë 22.07.2020.
Përmes kësaj VKM-je, ndryshon objekti i kontratës së qirasë, ndërkohë që asnjë godinë e qiradhënësit shtet, tashmë nuk ekzistonte, sepse vet qiradhënësi, me VKM kishte vendosur shëmbjen totale të tyre.
Atëherë lind pyetja: Cila është ajo pasuri publike, që zoti Bollino kishte të drejta qiraje dhe do të rikonstruktonte për ndërtimin e një Televizioni me kushte bashkëkohore ?!
Për të mbuluar sado pak, këtë injorancë/makutëri në shpërdorimin e pasurisë publike, rezulton se Këshilli i Ministrave është investuar sërish për të plotësuar, aktet rregullatore, në kushtet kur objekti i qiradhënies nuk ezkistonte më.
Konkretisht me propozim të zonjës Anila Denaj, Këshilli i Ministrave, miraton VKM nr. 589 datë 22.07.2020, përmes të cilës ndryshon Nenin 2 të kontratës së qerasë.
Pra Neni 2 “Qëllimi i Përdorimit” dhe pika 5.7 e nenit 5 “Të drejtat dhe detyrimet e qiramarrësit”, fjalët “rikonstruksion total” zëvendësohen me “rikonstruksionin minimalisht të totalit”.
Pra lind pyetja: Në kushtet kur objekti u shëmb, kush nga objektet do të rikonstruktohej, dhe sipas Këshillit të Ministrave, në mënyrë “minimalisht të totalit” ?!
Kjo lloj zgjidhje tregon se Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Financave, përpiqen të mbulojnë paligjshmërinë flagrante të veprimeve të tyre, në shërbim të zotit Bollino dhe Televizionit të rij, “të pavarur”!
Ne kete moment ndodh dhe paligjshmeria me flagrante. Ne daten 24 korrik te vitit 2020, pas miratimit te VKM, firmoset Aneks Kontrata mes Ministrise se Financave dhe subjektit MTSC. Por kjo kontrate nuk sherbente per zbardhjen e lejes, pasi gjithmone flitej per rikonstruksion te godinave qe tashme ishin prishur, po me vendim te firmosur nga Edi Rama.
Prandaj me date 4 gusht 2020, firmoset nje Aneks Kontrate e re ku si baze ligjore eshte po e njejta VKM e muajit Korrik 2020, por tashme fjala rikonstruksion total, zevendesohet me ‘rindertim jo me pak se siperfaqja e godines ekzistuese”. Kjo fjale nuk permendet ne asnje moment te VKM. Pas ketij fallsifikimi firmoset dhe zbardhja e lejes se ndertimit, bazuar ne po kete Aneks Kontrate.
Te nderuar qytetare,
Kallezimi ka ne brendesi dhe shume fakte te tjera ku perfshihen dhe tentativat e Bashkise Tirane, si administratore fillestare e prones, per ta dhene dy here me qira.
Do t’i duhet SPAK te faktoje nese dhe ne rastin e Bashkise Tirane, kjo prone do ti jepej Carlo Bollinos.
Nje tjeter komponent i rendesishem i ketij kallezimi jane dhe parate e perfituara nepermjet kompanise bije C-7 Integrated Communication Systems nga tenderat publike te AKSH-it.
I bejme serish thirrje SPAK, qe te hetoje me perparesi kete dosje, e cila eshte e mbushur plot me fakte te pakontestueshme dhe e cila do te sherbeje per te hedhur drite mbi menyren mafioze se si kreu I qeverise Edi Rama, blen dhe perdor mediat e vendit, per te goditur opoziten dhe kundershtaret e tij politike, me fallsifikime qeveritare dhe para te Inceneratorit fantazme te Tiranes./ CNA