28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Lufta kundër sulmeve kibernetike/ Rama dhe Peleshi inaugurojnë Njësinë Ushtarake të Sigurisë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri Niko Peleshi po inaugurojnë Njësinë Ushtarake të Sigurisë kibernetike.

Sipas kryeministrit, ky është një hap i madh drejt mbrojtjes së botës digjitale.

Kjo njësi do të luajë rol kyç në luftën kundër sulmeve kibernetike dhe do të jetë një mbrojtës i sistemit të të dhënave.

“Inaugurimi i Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike, një hap i madh drejt mbrojtjes së botës digjitale.

Me mbështetjen e aleatit tonë strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ekspertizën e specializuar të profesionistëve dhe teknologjinë e avancuar, kjo njësi do të luajë një rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve tona të informacionit”, shkruan Kryeministri. /CNA

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *