30 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Dash Sula vishet si kompani bastesh

Deputeti Dash Sula surprizon në çdo seancë plenare.

Sula, deputeti që ka shkuar në Kuvend me presh, ullinj dhe ka protestuar në mënyra të veçanta, sot është paraqitur si kompani bastesh.

Sula është veshur me një xhaketë, ku ka ngjitur postera parash, lotosh dhe bastesh sportive.

Deputeti i PD-së ka zgjedhur këtë mënyrë për të protestuar kundër rikthimit të lojërave të fatit.

“Ju kujtohet deklarata e fortë e mazhorancës dhe kryeministrit që tha do t’i japim fund marrëzisë, ndërsa sot ka filluar dita e çmendurisë. Krimi i organizuar, trafiqet, paratë i investojnë në ndërtim. Pastrimi i parave bëhet në sektorin e ndërtimit. Tani e kanë gjetur që pastrimi do të bëhet në loto, bixhoz”, tha Sula./ CNA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *