29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

Maliqi publikon VIDEO-n: Skandal! Rrugët e fshatrave në Bashkinë Kuçovë, si në Mesjetë!

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka denoncuar në rrjete sociale gjendjen skandaloze të rrugëve në fshatrat e Bashkisë Kuçovë. Në një video në Facebook ai tregon  gjendjen e mjerueshme të rrugës në Pëllumbas dhe shton se si kjo rrugë ka kudo: në Luzaj, Belesovë, Mendrakë, Koritëz, Krekëz, Bardhaj, Pashtan, Shegjëz, Velagosht, Zdravë, Fier Mimar, Gegë, Drizë, Frashër madje edhe në lagjet e qyetit.

Maliqi shprehet se kryebashkiaku i dënuar i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, është i paaftë në drejtim, menaxhim dhe abuzues me taksat për të cilat është kallëzuar disa herë në “SPAK”, ku pritet të merret i pandehur drejt arrestimit.

Reagimi i plotë:

Hapni sytë ,shih videon?? Hajdar Hajdar qënke I paparë dhe I dënuar se vë ujin në zjarr. Skandal!!! Rrugët e fshatrave në Bashkinë Kuçovë, si në Mesjetë!

I dënuari Hajdari, i paaftë në drejtim, menaxhim dhe abuzues me taksat për të cilat është kallëzuar disa herë në “SPAK”, ku pritet të merret i pandehur drejt arrestimit.

Shihni rrugën në Pëllumbas, si kjo rrugë keni kudo: në Luzaj, Belesovë, Mendrakë, Koritëz, Krekëz, Bardhaj, Pashtan, Shegjëz, Velagosht, Zdravë, Fier Mimar, Gegë, Drizë, Frashër madje edhe në lagjet e qyetit. Ndërkoh në Lumas vërshon çakulli këto ditë me mjete private dhe të firmës dhe jo me të Bashkisë nga frika e KLSH -se duke abuzuar me taksat e qytetarëve turp.

Së bashku të shpetojmë Bashkinë nga plehrat, qentë, të paaftët dhe të korruptuarit. Bashkinë Kuçovë, të grabitur më “14 Maji”, do ja kthejmë qytetarëve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *