28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Liria blihet me lekë/ Të dënuarit mund të dalin nga burgu nëse paguajnë 1600 lekë në ditë

Gazetarja Anila Hoxha ka shpjeguar në një intervistë televizive një lehtësim tjetër që parashikon kodi i ri penal, atë të pagesës së dënimit.

Gazetarja ka theksuar se kjo vlen për kategorinë e veprave të lehta penale dhe këtu nuk përfitojnë personat e dënuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Hoxha theksoi më tej se për çdo ditë burg, autori i krimit do paguajë 16 mijë lekë të vjetra.

“Çështja e pagimit të dënimit do të llogaritet për çdo ditë burg 16 mijë lekë të vjetra. Në rast se autori i krimit apo kundravajtësi dënohet me një muaj burg dhe gjykata me pranimin dhe dëshirën e autorit vendos që ky autor, fajtori, të paguajë 30 ditët e burgut, atëherë do të llogaritet çdo ditë burgu do paguajë nga 16 mijë lekë të vjetra dhe llogariteni se sa është shuma që ai do të paguajë. Për shkak të qasjes që po bën ligjvënësi dhe institucionet e drejtësisë, për shkak të fenomenit të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës këto dy figura të veprës penale përjashtohen nga e drejta për të paguar ditën e burgut dhe aq sa dënohesh, sikundër mund të jenë dhe vepra të tjera, sërish jemi tek kategoria e veprave të lehta sepse e thamë që është krijuar një re e madhe veprash penale dhe dosjesh penale. Natyrisht që prokuroria është mbushur më çështje që konsiderohen të lehta për t’u hetuar por që referimet janë shumë të larta. Këto kërkojnë infrastrukturë, një numër të lartë prokurorësh, kërkojnë një impenjim të madh dhe kjo sjell mungesë të vëmendjes në thelb për të hetuar çështjet e mëdha që janë fenomene në vendin tonë”, u shreh ajo./CNA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *