27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Çmimet drejt stabilizimit, inflacioni zbret në nivelin më të ulët në dy vjet

Çmimet në treg po stabilizohen në nivelet normale teksa inflacioni po zbutet me shpejtësi. Instituti i Statistikave njoftoi se në janar norma zyrtare e inflacionit në Shqipëri zbriti në nivelin më të ulët në dy vjet duke arritur në 3.4 për qind. Një muaj më parë ky tregues ishte 4 për qind.

Statistikat e INSTAT tregojnë se stabilizimi i inflacionit është rezultat kryesisht i ngadalësimit të rritjes së çmimeve për mallrat ushqimorë, por edhe grupit të energjisë dhe transportit.

Shtrenjtimi vjetor i ushqimeve ngadalësoi në 5.3 për qind në Janar nga 6.7 për qind që ishte në dhjetor dhe 10 për qind që ka qenë mesatarja e vitit të kaluar.

Ndërkohë çmimet e transportit ranë me 4.3 për qind në terma vjetorë, duke vazhduar trendin e nisur që nga marsi i vitit të kaluar.

Kjo është hera e parë që inflacioni në Shqipëri zbret nën nivelin 3.5 për qind në më shumë se dy vjet. Shqipëria u përfshi nga vala masive e rritjes së çmimeve, e cila u shumëfishua nga konflikti i armatosur në Ukrainë.

Fillimisht nisja e luftës çoi në rritjen e paprecedentë të çmimeve të energjisë, ndërkohë që më pas efektet zinxhir prekën edhe çmimet e mallrave jetikë si ushqimet e konsumit bazë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *