27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Skema si do të funksionojnë tani bastet online

Kuvendi i ka dhënë sot (15 Shkurt) dritën jeshile rikthimit të basteve sportive online.Ligji i lojërave të fatit u miratua në Kuvend këtë të enjte me 72 vota pro dhe dy abstenim. 

Më parë ky ligj u miratua nga Këshilli i Ministrave më 19 korrik 2023 për ndryshimet në pr/ligjin për lojrat e fatit sipas të cilit parashikohet që aktiviteti i lotarive sportive nuk do të jetë më në pika fizike të lotove, por vetëm online.

Pas Këshillit të Ministrave, ligji kaloi në Komisionin e Ekonomisë. Deputetët e mazhorancës në Komisionin e Ekonomosë më 7 Shkurt miratuan dispozitat ligjore të qeverisë që rikthejnë bastet sportive 5 vite pas ndalimit të tyre me ligj.

Si do të funskionojnë tani bastet online?

Baste online ne smartphone, tabletë e aplikacione

Bastet online do të luhen nëpërmjet smartphone, tabletëve, Ipad-ëve, laptop-ëve, por pa u kufizuar vetëm në to. Gjithashtu mundo të luhen në faqet zyrtare të internetit, aplikacionet e subjekteve të licencuara për ushtrimin e aktivitetit “baste sportive on-line. Këto plataforma do të autorizohen nga Komisioni i Licencimit, që do të ngrihet në Autoritetin e Mbikëqyrjes së Lojërave të fatit, (AMFL)

10 licenca në rang kombëtar

Në pr/ligjin e ri licenca e ofrimit të basteve online do të jetë e kufizuar. Në të gjithë vendin nuk do të jepen më shumë se 10 licenca.
Subjekti aplikues ose, të paktën, njëri prej aksionarëve të tij të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet. Gjithashtu duhet të ketë gjeneruar në vitin e fundit financiar të paktën 2 000 000 000 (dy miliardë) lekë xhiro nga aktiviteti në fushën e lojërave të fatit.

Gjithashtu duhet të jetë shoqëri aksionere me seli në territorin e Shqipërisë dhe të jetë i regjistruar në QKB, në objektin e veprimtarisë për lojëra fati në kategorinë “Baste sportive on-line”.  Sistemi ku do të zhvillohen lojërat “bastet sportive on-line duhet të operojë mbi një server të monitorueshëm online  nga AMLF-ja.

Kush i ka në dorë licencat e basteve sportive online?

Pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të fatit do të ngrihet komisioni i Licencave, për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikimeve të paraqitura në lidhje me aktivitetin e lojërave të fatit.  Organizimi i punës dhe i veprimtarisë së komisionit bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.
Në përbërje të këtij komisioni do të jenë

Kryetari është njëri nga 2 përfaqësuesit e ministrisë së Financave

Dy përfaqësues nga ministria përgjegjëse për Financat;
Një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për Ekonominë;
Një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për Çështjet sociale;
Një përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.
Anëtarët e Komisionit caktohen një herë në katër vjet. dhe Ministrat mund të caktojnë si anëtarë edhe persona që nuk ushtrojne funksione publike dhe që kanë jo më pak se 5 vite përvojë pune.  Anëtarët e komisionit kanë detyrim të nënshkruajnë deklaratën e konfidencialitetit dhe deklaratën e mungesës së konfliktit të interesit, rast pas rasti.

 Kujtojmë se lotot sportive në vendin tonë u mbyllën më 1 janar 2019 por ato online në mënyrë të paligjshme kanë vijuar me gjithë aksionet e shpeshta të policisë për ti gjurmuar dhe ndaluar. Kreu i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli ka qenë një ndër personat që ka këmbëngulur shumë për kthimin e basteve online por që të kenë kontroll të rreptë./ Pamfleti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *