28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Shpërthimi me dy viktima në Lushnje/ Prokuroria e Fierit: Deputeti socialist ndërtoi pa leje

Prokuroria e Fierit deklaron se deputeti socialist Bujar Çela kishte tejkaluar lejen e ndërtimit në magazinën ku ndodhi shpërthimi tragjik i vinçit, që u mori jetën dy personave, babë e bir.

Në referimin e saj, Prokuroria thotë se objekti magazinë ishte konstatuar në tejkalim të lejes nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Lushnje dhe dyshohet se punimet në momentin e shpërthimit po kryeheshin nga deputeti, pikërisht për të prishur pjesën e ndërtuar pa leje me qëllim rekuperimin e skrapit.

Leja e ndërtimit

Leja e ndërtimit për magazinën e zotit Çela është miratuar nga Bashkia Lushnje në shtator të vitit të kaluar për një objekt 1 kat me sipërfaqe totale 1080 metra katrorë.

Prokuroria thotë se ka administruar kopjen e procesverbalit të IMTV Bashkia Lushnje, ndaj subjektit Bujar Çela ku rezulton se janë kryer punime në shkelje të leje.

“Është administruar kopjo e Proceseverbalit Nr204 date 02.03.2024 e IMTV Bashkia Lushnje, ndaj subjektit Bujar Çela ku rezulton se ka kryer punime ne shkelje te lejes. Është administruar kopjo e Proceseverbalit Nr.106 per prishjen e objektit e kundraligjshem date 02.03.2024 e IMTV Bashkia Lushnje, ndaj subjektit Bujar Çela ku rezulton se ka kryer punime ne shkelje te lejes,” thuhet në dokumentin e prokurorisë.  

Pas këtyre zbulimeve, prokuroria thotë se jemi përpara disa veprave penale.

“Për sa më sipër nga tërësia e materialeve hetimore të deritanishme rezulton se jemi para veprave penale të Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë parashikuar nga neni 289/2 të Kodit penal, Shkatërrim i pronës nga pakujdesia të parashikuar nga neni 161 i K.penal dhe ndërtimit të paligjshëm të parashikuar nga neni 199/a  i Kodit penal,” thuhet në referim.

Shkaku i shpërthimit

Nga hetimet e kryera dhe nga konkluzionet paraprake të ekspertëve dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një avari që ka ndodhur gjatë procesit të punës që kryente viktima Roland Hoxha për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me Acetilenin.

Kjo avari ka bërë që një nga bombulat e cila dyshohet të këtë qenë më përmbajtje gazi acetilen ka shpërthyer duke shakaktuar dhe dëmet me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve, plagosjen e shtate të tjerëvë dhe dëmtimin e objektit, banesavë dhe e bizneseve përreth.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *