28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

400 mln euro për Portin e ri të Durrësit, Cara: Vjedhja më e madhe në Europë!

Ish deputet i Partisë Demokratike, Igli Cara ka folur rreth aferës së portit të Durrësit dhe ka komentuar sjelljen e qeverisë ne lidhje me këtë që ai e quan “skandal të madh”.

Gjatë intervistës për Syri tv, Cara e konsideron Portin e Durrësit si vjedhjen më të madhe që ka ndodhur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë.

Igli Cara: “Së pari dua t’ju falënderoj shumë që e mbani këtë temë gjithmonë të ndezur se siç edhe ju e thatë është vjedhja më e madhe që ka ndodhur jo vetëm në Shqipëri, ne Ballkan në Evrope, që nga krijimi i kombit tonë. Është minimumi 15 herë më shumë se inceneratori. Dhe unë do ua jap me shifra. Dhe kam sfiduar këdo të majtë apo specialistë të fushës me shifrat që janë të dukshme siç s’ka qejf Rama të thotë e zeza mbi të bardhë, apo me zë dhe figurë.

Fatkeqësisht çfarë ka thënë opozita, çfarë kemi thënë ne që në fillim të herës në dhjetor 2020. Bëhet fjalë në vendim 145 të asaj kohe ku opozita fallso miratoi pa kuptuar asgjë pikërisht ratifikimin e marrëveshjeve me Emiratet e Bashkuara….”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *