Bitcoin shënoi të hënën rekordin e ri të të gjitha kohërave duke kaluar çmimin 71 mijë dollarë, teksa tendenca në rritje e kriptomonedhës më të madhe nuk tregoi shenja ngadalësimi.
Lëvizja vjen pasi mbikëqyrësi financiar i Britanisë të hënën u bë rregullatori më i fundit që hapi rrugën për produktet e tregtimit të aseteve dixhitale duke deklaruar se tani do të lejojë bursat të tregtojnë instrumenta të kriptomonedhave.
Bitcoin u rrit me 4.8 për qind në një rekord prej 71,677 dollarësh në tregtimin evropian, duke sjellë fitimet për vitin e deritanishëm në 70 për qind.
Kriptomonedha më e vlefshme në botë është rritur nga një vërshim i parave në fondet e reja të shkëmbimit të bitcoin-it, si dhe nga shpresat që Rezerva Federale së shpejti do të ulë normat e interesit.
Flukset e kapitalit në 10 fondet më të mëdha amerikane të liçencuara për shkëmbim të bitcoin-it u ngadalësuan në nivelin më të ulët dy-javor në javën deri më 8 mars, por megjithatë arritën pothuajse 2 miliardë dollarë, sipas të dhënave të LSEG.
Javën e kaluar Bitcoin theu rekordin e tij të mëparshëm afër 69,000 dollarëve – i cili kishte mbajtur që nga nëntori 2021 – dhe, pavarësisht nga disa fitime fillestare, tregtarët kanë vazhduar të ofrojnë çmime më të larta.
“Pasi shkelen 70,000 dollarë, objektivi tjetër natyror është 100 mijë dollarë,” tha Samir Kerbage, shefi i investimeve në menaxherin e aseteve të kriptove Hashdex.