Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar tregun e produkteve bujqësore si jo funksional dhe që zhvat qytetarët. Duke krahasuar çmimet e produkteve në Lushnje me ato në Tiranë, Braçe thotë se tregtarët janë duke abuzuar masivisht në kurriz të qytetarëve.
Postimi i plotë i Erion Braçes
“Mos e beni balte me cmimet! I rropet njerezit! Ndaleni grabitjen te pakten kete muaj; eshte gjynah-nese nuk e dini.
Domatja sot ne tregun e Lushnjes eshte 120 leke; domatja sot ne tregjet e Tiranes eshte 220, 250, 300 leke;
A jeni ne terezi?
2.2-2.5-3 euro per kile????
Kastraveci sot në tregun e Lushnjes është 100 lekë.
Kastraveci sot në tregjet e Tiranës është 200 lekë.
Kjo nuk ka asnje logjike
Nga Lushnja ne Tirane diferenca 80-100-120 leke per kilograme, 400-500-600 leke per 5 kilograme, 800-1000-1200 leke per 10 kilograme?!
Ky s’eshte treg- e kemi thene;
Po as pazar nuk eshte!
Eshte grabitje!”