Qeveria shqiptarë, së shpejti do të testojë një projekt pilot për pagesat përmes sistemit elektronik, ku përmes tij do të testohen gjerësisht për të gjitha pagesat.
Në emisionin Ekonomia 3D, u trajtua se si përmes këtij projekti do të pilotohet në tre qytetet, Peshkopi, Tiranë dhe Përmet, do të implementohet blerja përmes aplikacioneve.
Për ekspertët ky projekt do të rezultoj i sukseshëm pasi vendet e zhvilluara kanë avancuar me teknologjinë.
“Çdo gjë që lehtëson procedurat e blerjeve një dhe dyta, çdo gjë që ul kostot është gjë shumë e mirë, si për qytetarët, si për përfaqësuesit e bizneseve online dhe për cilin do. Për pjesën e fiskalizimit, për formalitetin e shoqërisë”, thotë Rezart Lahi Anëtar i Bordit të Blerjeve Online.
Por sa të sigurta janë blerjet përmes aplikacioneve në Shqipëri?
“Ka benefite, ti kontrollon shpenzimet, ti limiton shpenzimet, sepse është çështje sigurie sepse ti nuk lëviz me shumë para me vete dhe çdo gjë ti e ke të kontrolluar. Formalizohet dhe më tepër shitja”, shton ai
Në Tiranë, Peshkopi, dhe në Përmet do të jenë përkatësisht nga 100 individë të cilëve qeveria do t’u mbushë llogaritë e tyre për 4 muaj me një vlerë prej 10 mijë lekësh në muaj, me qëllim që këto para t’I shpenzojnë nëpërmjet platformave digjitale.
Scan tv