30 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Kina ndalon importin e derrave nga Shqipëria

Kina ndaloi importin e derrave shtëpiakë dhe atyre të egër nga Shqipëria për shkak të prekjes së vendit nga murtaja afrikane. Lajmi është raportuar nga agjencia Reuters, e cila citon një deklarëtë të Administratës së Përgjithshme Doganore të Kinës.

Shqipëria konfirmoi rastin e parë të murtajës afrikane të derrave në 10 shkurt. Virusi u zbulua nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë kur u gjetën dy trupa të pajetë të derrave të egër të infektuar në qarkun Kukës.

Sëmundja e Murtajës Afrikane të derrave (ASF), shkaktohet nga një virusi i familjes Asfaviridae dhe është shumë ngjitëse që prek derrat shtëpiak dhe ato të egër, ku shkalla e vdekshmërisë së të cilëve mund të arrijë deri në 100%. Kjo sëmundje nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve, por ka efekte shkatërruese në popullatën e derrave dhe ekonomi.

Aktualisht kjo sëmundje është prezente në shume vende të BE-së dhe të rajonit si Maqedoni e Veriut, Kosovë, Greqi dhe së fundmi sëmundja është shfaqur edhe në Republiken e Malit të Zi, në derrat e egër. Qeveria u përpoq të ndalte prekjen e Shqipërisë nga sëmundja duke ndaluar importet e derrave të gjallë, mishit dhe nënprodukteve nga dhjetra vende të Europës, ku sëmundja ishte prezente, por kjo nuk e ndaloi përhapjen e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *