30 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Kujt i hiqet patenta ka vetëm 1 në 10 mundësi për ta fituar sërish

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi se vetëm 12.7 për qind e atyre që riregjistrohen në autoshkolla arrijnë të rifitojnë patentën dhe të kthehen sërish në rrugë si drejtues mjeti.

Sipas kodit rrugor, të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë,”

“Vetëm 130 persona nga 1024 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022-Mars 2024,” raporton DPSHTRR.

Sipas saj, në seancën e fundit të zhvilluar, nga 30 riregjistrime, u paraqitën 15 kandidatë ku vetëm 1 prej tyre rezultoi fitues! “1024 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 12.7% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm,” thekson DPSHTRR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *