26 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Projekti i Kushner në Sazan, Rama: Ofertë fantastike, por nuk negociojmë për interesa personale

Kryeministri Edi Rama ka ka folur për mediat pas mbledhjes me drejtuesit politik të PS në selinë rozë.

Ai u pyet dhe për projektin e dhëndrit të Donald Trump në Sazan.

“Ne nuk zgjedhim persona, ne në bazë të legjislacionit i referohemi ofertave dhe propozime që na bëhen.

Transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit mesdhetar është një ambicie e kahershme, e ka pasur dhe qeveritë paraardhëse.

Nuk është bërë ende realitet. Më parë ka qenë e paimagjinueshne qe të afroheshin investitorë të tillë.

Sot Shqipëria është bërë një adresë gjithmonë e më e kërkuar jo vetëm nga turistët, por edhe nga investitorët dhe ne jemi absolutisht të kënaqur që kemi një propozim.

Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm, duhet të kalojnë disa shkallë, është bërë një aplikim sipas ligjeve në fuqi, do ta shqyrtojmë edhe nëse projekti përputhje me vizionin tonë dhe domosdoshmërinë e krijimit të një ekuilibri mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës, atëhere do ecim përpara”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se ideja e projektit ka lindur përpara se ai të bëhej kryeministër, duke shtuar se ka në tryezë një ofertë fantastike.

“Ideja e projektit ka lindur përpara se unë të bëhesha kryeministër.

Unë flas për fakt, kemi në tavolinë një ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm që do ta shqyrtojmë sipas ligjit, si përfaqësuesit e denjë të popullit shqiptar, që nuk negociojnë interesa personale por interesat e publikut, për çdo hap, siç është Porti Durrësit”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *