Qendra Spitalore Universitare (QSUT) ka ndryshuar drejtuesen Albana Fico, e cila e mbante këtë post nga dhjetori i 2021.
Largimi i saj vjen në kohën kur QSUT është përfshirë nga zjarri në urgjencën e re.
Opozita ka akuzuar Ficon për skandalin, kurse deputetët e PD nuk u lejuan të hetojnë më tej këtë ngjarje të rëndë.
Kreu i opozitës, Sali Berisha, tha se Edi Rama e mori në mbrojtje Ficon, pasi kjo e fundit është motra e ish-partneres së tij.
Ajo u emërua në krye të QSUT pas largimit nga drejtimi të Enkelejd Jotit.
Fico e mori këtë post pas drejtimit të ISHP dhe Komitetit të Ekspertëve. Ajo u akuzua për keqmenaxhim të pandemisë.
Ndërkohë, nuk dihet ende se kush do ta zërë vendin e Albana Ficos, duke u zgjedhur në krye të QSUT.
Ora News