30 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Bizneset refuzojnë ta blejnë energjinë në treg të lirë

Teksa Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar 31 subjekte në aktivitetin e furnizimit me energji elektrike, vetëm 9 prej tyre kanë ushtruar aktivitet për konsumatorët që kanë dalë në treg të lirë.

Furnizuesit marrin rol të rëndësishëm në një treg të liberalizuar energjie, pasi bizneset mund të zgjedhin vetë kompaninë që do t’i furnizojë ata me energji, por duket se ende një pjesë e madhe e tyre nuk ka arritur të sigurojë klientë.

Një nga arsyet lidhet me faktin se gjatë vitit 2023 dhe 2024, numri i konsumatorëve që dolën në treg të lirë, është shumë më i ulët se totali i konsumatorëve të furnizuar në një vit kalendarik nga furnizuesi publik. Nga ana tjetër, një numër i lartë subjektesh të liberalizuar preferojnë Furnizuesin e Tregut të Lirë, që është pjesë e OSHEE Group e që ka miratuar paketa çmimesh, që i konsideron konkurruese.

Në fakt, edhe më herët përfaqësues të këtij dikasteri kanë pohuar për TV SCAN se 99% e bizneseve që kanë plotësuar kushtet për të dlaë në treg të lirë energjie, nuk kanë zgjedhur furnizues alternativ.

Referuar tarifave të miratuara nga OSHEE, për bizneset që kanë dalë në treg të lirë energjie dhe që zgjedhin si furnizues Furnizuesin e Tregut të Lirë, për nivelin e tensionit 20 KV, çmimi 1 – vjeçar fiks është 18.3 lekë/këh. Ndërkohë që, për klientët e lidhur në nivel tensioni 35 KV është ofruar kontratë 1 – vjeçare, me çmim 15.9 lekë /kwh

Scan tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *