27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Indianet që po ndërtojnë rrugët e Kurveleshit

Auron Tare

Kur ngjitesh përpjetë majës së rrugës për të dalë në pllajën e Kurveleshit, mund të shikosh anës së rrugës një grup me punëtorë që punojnë përditë duke hedhur beton në armatura. Ndalova për ti pyetur. Janë indianë që punojnë ne mirmbajtjen e rrugës.

Lebërit e Kurveleshit nuk njihen si punëtorë te shkëlqyer. Gjithmonë si barinj, ushtarakë apo xhandarë.

Por që të sillnin indianë për punë ne këto male nuk ishte dëgjuar ndonjëherë. Ja që e arritëm edhe këtë ditë.

Dikur kur pinin shëndete ne gostira gota e parë pihej për Komandantin. Tani besoj dollia e parë do jetë; Të na rrojnë indianët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *