27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Punonjësit e huaj largohen nga Shqipëria për shkak të kushteve të këqija të punës

Qeveria shqiptare pritet të plotësojë nevojat e tregut të punës duke sjellë qytetarë nga vende të tjera, por ekspertët e punësimit thonë se ky projekt nuk është zgjidhje e krizës.

Sipas tyre, një pjesë e punëtorëve migrantë i shohin kontratat në Shqipëri si një mundësi për t’u larguar më pas në vendet e Bashkimit Evropian.

Rreth 40 mijë mendohet se janë vende të lira pune ku ka mungesë të fuqisë punëtore. Nga ana tjetër kemi një numër të lartë të të rinjve të papunë. E gjithë kjo ndodh për shkak të informalitetit, mungesa e kontratave të punës, paga e ulët dhe puna sezonale është ajo që i pengon të rinjtë shqiptarë të punojnë në Shqipëri dhe të lëvizin drejt vendeve fqinje.

“Duhet të mendojnë për punësim jashtë sezonit, kjo praktikë ndodh në Greqi. Vazhdon dhe i mban me një pagë minimale përtej sezonit” – theksoi Edison Hoxha.

Zëvendësimi i punonjësve shqiptarë me të huaj nuk është në favor të industrive në Shqipëri. Kjo pasi edhe të huajt nuk do të qëndrojnë gjatë, duke qenë pjesë e tregut informal.

Edhe ata që vijnë nga jashtë do të punojnë për një periudhë kohe dhe do ta shohin Shqipërinë si trampolinë për vendet e BE-së, ashtu siç ndodhi, faktet kanë treguar që pasi të mësohen me tregun këtu, kushtet dhe sërish do të kërkojnë të drejtat që u mungojnë punonjësve në Shqipëri dhe do të synojnë të largohen siç ndodh me shqiptarët.

Nga viti 2019-2022, rreth 10 752 të huaj kanë marrë leje qëndrimi për arsye pune në Shqipëri. Nga bizneset në Shqipëri, këtyre punonjësve, përveç pagës u ofrohet edhe akomodimi dhe në disa raste edhe transporti për në vendin e punës. Kosto të tilla janë shumë herë më të larta, krahasuar me pagën e një punonjësi shqiptar.

Euronews

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *