Punimet për rehabilitimin e linjës hekurdhore Tiranë – Durrës dhe degëzimit të ri drejt aeroportit të Rinasit kanë arritur në masën 70%.
Gentian Liko, nga drejtoria e Zhvillimit të Transportit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije se afati i ri i përfundimit të punimeve është marsi i vitit 2025.
Përfitimet nga operimi i kësaj linje hekurudhore pritet të jenë të mëdha.
Sipas raportit teknik “Një vlerësim i qëndrueshëm i aseteve të hekurudhës Tiranë – Durrës”, i realizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillim të Qëndrueshëm, përfitimet kumulative neto për një periudhë 30- vjeçare përllogariten në 270.34 mln euro, duke zbritur kostot e investimit.
Kjo duke marrë në konsideratë të ardhurat që do të sigurohen nga operimi i hekurudhës, si dhe kostot që shmangen në drejtim të shëndetit, kohës së kursyer, mjedisit, emetimeve të dioksidit të karbonit apo kostove të operimit të automjeteve.
Scan TV