30 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Këlliçi: SPAK ka nisur hetim pasuror për Erion Veliajn

Anëtari i kryesisë së PD-së Belind Këlliçi është shprehur se, për Erion Veliajn ka nisur edhe hetimi pasuror.

Këlliçi u shpreh se, ka komunikime të Erion Veliajt ku porosit vartësit e tij për pagesën e pronarëve të medieve që paguhen me paratë e inceneratorëve dhe me porositë e atyre që janë në nivelet më të larta, ku kryetari është niveli më i lartë.

“Ne kemi bërë publike emailet që këtij individi i dhurohet një çerdhe 1 mln euro në Kombinat për fushatë elektorale, edhe kjo duhet të jetë pjesë e kësaj dosje.

Kur ne kemi thënë se ekziston një aplikacion ku janë zbuluar komunikime të kryetarit të Bashkisë me stafin e tij të ngushtë, ku jepen porosira jo vetëm për tjetërsimin e votave, por edhe një nga plagët ku SPAK ende nuk ka vënë gishtin janë për zgjedhjet e vitit 2021 dhe 2023.

Ende nuk kemi asnjë fjalë për blerjen e votave në këto dy palë zgjedhje.

Në momentin që ne themi se është zbuluar një aplikacion ku jepen porositë për pagesën e pronarëve të medieve që paguhen me paratë e inceneratorëve dhe me porositë e atyre që janë në nivelet më të larta, ky kryetari është niveli më i lartë.

SPAK duhet të ketë vullnet edhe për pagesat e dherave që vendoseshin, ku një kompani do të duhej të paguante e një tjetër jo për depozitimin e dherave.

Kush ishin personat që vendosnin, këtë SPAK duhet të na e thotë. Unë për vete jam i qartë, është kryetari i Bashkisë Tiranë, dhe është e padiskutueshme.

Si rrallë herë inceneratori dhe ‘5D’ është e kopsitur me mijëra dokumente, nuk janë vetëm fjalë, por kemi faktuar çdo akuzë që kemi bërë.

Në 8 vite këta individë kanë hyrë në bashki duke vjedhur që në momentin e parë që kanë pasur mundësi, tenderat e parë. Kanë nisur me tendera 45 mijë euro, për të përfunduar në tendera 3 milionë euro, për të përfunduar në hotele 20 milionë euro. Vjedhja është shtuar gjatë viteve.

Nuk po flasim as për drejtorët e pastrimit të rrugëve apo të komunales. Po flasim për zinxhirin drejtues më të lartë të bashkisë Tiranë, drejtorët e përgjithshëm që kanë administruar shoqëri me 1 mijë punonjës. Këta janë njerëzit që kanë drejtuar fushatën e Veliajt.

Grupi i tij më i afërt sot është në qeli, persona të tjerë janë në hetim dhe pritet ti bashkohen atyre, sigurisht që Erion Veliaj duhet tu bashkohet shokëve të tij në qeli”, tha Belind Këlliçi në SYRI TV.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *