30 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Klodiana Lala: Erion Veliaj po hetohet nga SPAK për pastrim parash

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në emisionin Të Paekspozuarit në televizionin MCN se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eriion Veliaj, po hetohet nga SPAK për pastrim parash. Zonja Lala deklaroi se ky informacion i është konfirmuar nga burimet e saj brenda SPAK.

“Pak minuta më parë më konfirmuan zyrtarisht, një oficer i BKH, që çështja penale që diskutuam ka nisur për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale. Pra dyshime të arsyeshme që është bërë pastrim parash,” tha Lala. 

Një ditë më parë Syri.net publikoi shkresën përmes të cilës, SPAK kërkonte informacion nga bankat dhe institucionet shtetërore për llogaritë dhe veprimet financiare të kryebashkiakut dhe familjarëve të tij.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *