30 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Vuksani: Qeveria të subvencionojë primin e sigurimit të fermerëve

Një ndër sfidat me të cilat përballet sot sektori bujqësor janë padiskutim ndryshimet klimatike. Banka Botërore ka vlerësuar se dëmi i shkaktuar tek fermerët nga thatësira e zgjatur, përmbytjet dhe të tjera fenomene natyrore, vlerësohet të jetë rreth 147 milionë euro në vit.

Duke qenë një sektor me risk të lartë, rrjedhimisht edhe primi i sigurimit është i lartë. Në këto kushte, gjykojnë ekspertët e vetmja mënyrë për të futur fermerët në skemat e sigurimit është subvencionimi i primeve nga shteti.

Gjok Vuksani, pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës thotë se për ta bërë të mundur këtë, mjafton të ndiqet modeli i Kosovës dhe subvencionimi i primeve të bëhet deri në masën 80 për qind.

Disa ditë më parë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bëri me dije se ka nisur puna, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Bujqësisë për hartimin e një skeme sigurimi në bujqësi, por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare sa i takon detajeve sesi do të bëhet kjo. Ekspertët sugjerojnë, që sigurimi të mos bëhet vetëm për prodhimin, por për të gjitha hallkat e zinxhirit agro-ushqimor.

Por për të arritur në një skemë efektive dhe të qendrueshme, shton më tej Vuksani, duhet bashkëpunim i të gjithë aktorëve, përfshirë kompanitë e sigurimit, Ministrinë e Bujqësisë, fermerët dhe përpunuesit.

Scan TV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *