27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

La Verita: D’Alema dhe Rama kanë biseduar për ndërtimin e një fshati turistik afër Aeroportit të Vlorës

Ish kryeministri italian Massimo D’Alema është vënë në qëndër të një cikloni nga mediat italiane për bizneset e tij në Shqipëri. Gazeta La Verita ka zbuluar të tjera detaje nga punët e D’Alemës me Edi Ramën në Tiranë.

“Pas skandalit të armëve në Kolumbi D’Alema tashmë ka hapur një firmë konsulence në Tiranë për të nxitur investimet dhe sigurisht edhe atje i ka dyert e hapura. Kryeministri Edi Rama është një mik i tij i dashur prej kohësh, deri në atë pikë sa më 16 dhjetor të vitit të kaluar, gjatë një vizite të Raëmës në Itali, të dy janë takuar në një restorant të njohur në kryeqytet. Sipas disa zërave, D’Alema është interesuar për projektin e një fshati turistik pranë aeroportit të Vlorës, projekt i nisur nga vetë Rama,” shkruan La Verità.

Dy ditë më parë, në festën kombëtare të Italisë ish kryeministri italian ka kërkuar dhe një takim kokë me kokë me presidentin Sergio Mattarella. “La Verita habitet për këtë bisedë të ardhshme në Quirinale dhe pyet: “Çfarë do t’i thotë Mattarellës Mustaqja (D’Alema), domethënë një i hetuar për korrupsion të rëndë ndërkombëtar? Dhe mbi të gjitha, pse kreu i shtetit, i cili është edhe kreu të Këshillit Suprem të Mbrojtjes, mirëpret gjithmonë dikë që punon si ndërmjetës armësh,” e mbyll gazeta shkrimin e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *