29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Sistemi energjetik në kolaps/ OST: Shkak, konsumi i lartë. Berisha akuzon qeverinë për korrupsion

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka sqaruar se defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin.

OST thotë se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

‘Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit. Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit. OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve,’ njofton OST.

kjo është hera e parë që sistemi elektrik i vendit kolapson, ndërkohë që gjatë këtyre viteve në të janë investuar miliarda euro. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzopi qeverinë se ka vjedhur pjesën dërrmuese të parave.

“Të dashur miq, sot sistemi energjitik pësoi rënie të plotë si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Rama-Balluku rrihnin gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo rënie totale. Dënoj me forcën më të madhe vjedhjen e fondeve të investuara në sistemin energjetik i cili falimentoi me vapën e parë,” shkroi Berisha në profilin e tij në facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *