29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Barcelona u shpall luftë turistëve/ Kryebashkiaku katalanas plan për të ndaluar dhënien e apartamenteve me AirBNB brenda 2028-ës

Eliminimi i prezencës së apartamenteve të destinuara për përdorim turistik brenda vitit 2028, duke siguruar që ato të bëhen sërish të disponueshme në tregun rezidencial: ky është objektivi i kryebashkiakut të Barcelonës, një prej qyteteve më të dashur për turistët. “Duke filluar nga viti 2029, nuk do të ketë apartamente turistike në Barcelonë siç i njohim ne sot”, tha kryebashkiaku socialist Jaume Collboni i cili njoftoi një plan për politikat e strehimit në kryeqytetin katalanas.

Collboni e justifikoi vendimin e tij duke shpjeguar se qiratë turistike afatshkurtra gjenerojnë një ndikim të paqëndrueshëm në çmimet e të gjithë tregut të pasurive të paluajtshme: në dhjetë vjet, nënvizoi ai, çmimet e qirave janë rritur me pothuajse 70% dhe ato të pronave në shitje me pothuajse 40%.

“Ne nuk mund të lejojmë që shumica e të rinjve që duan të largohen nga shtëpia e familjes duhet të largohen nga Barcelona,” shtoi Collboni. “Situata nuk do të ndryshojë brenda natës, këto probleme kërkojnë kohë. Por me këtë masë ne shënojmë një pikë kthese”, tha gjithashtu ai, duke saktësuar se shtëpitë që do të kthehen në tregun e banimit do të jenë rreth 10 mijë.

Në vitin 2022, sipas të dhënave nga observatori i turizmit të Barcelonës, turistët që qëndruan në apartamente për përdorim turistik ishin 2 milionë e 362 mijë turistë me një rritje prej 87,1% krahasuar me një vit më parë.

Nuk është i vetmi aksion për frenimin e fluksit turistik për të cilin kryebashkiaku po punon. Ditët e fundit Collboni kishte njoftuar se po zhvillohet një diskutim me autoritetet portuale për marrjen e masave për “menaxhimin, kontrollin ose kufizimin” e zbarkimeve të anijeve turistike në qytet.

“Ne duhet të kufizojmë dhe të zvogëlojmë numrin e njerëzve që vijnë në lundrime,” tha ai gjatë një konference për shtyp, sepse “ne po arrijmë kufirin dhe nuk mund të përballojmë rritjet vjetore prej 8%. Në vitin 2023, mbi 3.5 milionë pasagjerë të lundrimit kanë kaluar nëpër Barcelonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *