Pas hetimeve të thelluara të SPAK për aferën e inceneratorit të Tiranës, Gjykata ka nxjerrë 19 masa sigurie me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi. Burime jo zyrtare thonë se ka masa sigurie për disa shtetas.
CNA ka mësuar nga burimet e saj se një masë sigurie është dhënë dhe për kryetarin e Bashkisë Tiranë, zotin Erion Veliaj.
Personat në hetim janë rreth 19, ku përfshihen dhe disa shtetas të huaj, personazhe të politikës dhe personazhe publikë.
Të njëjtat burime konfirmuan se ka masa për disa gazetarë por dhe ortakë të kompanisë së inceneratorëve, të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, po ashtu dhe për persona të tjerë publikë./ CNA