27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Investigim Kryesore Lajme nga vendi

EKSKLUZIVE / Flet dr. Adrian Hoti, denoncoi megaskandalin me rrezatimin e kobaltit në Onkologjik

Nga versus.al

Radiologu i Spitali Onkologjik Dr. Adrian Hoti, në gusht të 2021, kur u kthye nga pushimet e verës gjeti një pajisje kobalti “pas kurrizit”.  Pranë kabinetit të tij ishte instaluar një aparat kobalti për radioterapi dhe si i tillë natyrisht me radioaktivitet. Këtë e pohoi vetë dr Adrian Hoti ekskluzivisht për “Versus media” në një komunikim telefonik.

Në fakt aparatura e kobaltit “rrugëve” nëpër Onkologjik duket se ka qenë më e hershme se gushti i 2021, kur mjeku Hoti e gjeti “pas qafe”.    

EKSKLUZIVE / Flet dr. Adrian Hoti, denoncoi megaskandalin me rrezatimin e

Mesazhi ne grupin e punes nga Dr. Hoti

Një burim kobalti 60 ishte vendosur në dhomën ngjitur, ndërkohë që edhe “stehimorja” e këtij burimi edhe kabineti i tij i Radiologjisë ishin po njësoj si më parë “me llaç e tulla”, jo në formë bunkeri anti-radioaktivitet, me specifikime të sakta të cilin nuk e ka jo vetëm Onkologjia, por as QSUT”

EKSKLUZIVE / Flet dr. Adrian Hoti, denoncoi megaskandalin me rrezatimin e

Akseleratorë linearë në Onkologjik

“Versus media” mëson se shqetësimi i konstatuar në gusht nga doktori e që u ngrit me zë dhe me shkresa në fillim të shtatori për “ardhjen e një burimi Co60” nuk paska qenë i pari.

Në dosjen hetimore, ku janë të sekuestruara dhe një sërë komunikesh në një grup Whataspp rezulton se ky shqetësim është ngritur fillimisht në maj të 2021, ku siç shkruan dr. Fatjona Kraja në grupin e mjekëve të Onkologjikut:

EKSKLUZIVE / Flet dr. Adrian Hoti, denoncoi megaskandalin me rrezatimin e

SMS e shqetesimit te ngritur nga Dr. Kraja

Fatkeqësisht shqetësimi lidhur me ardhjen e një burimi Co60 për brachytherapy është ngritur nga ana jonë që në maj të 2021, kur ne si mjekë onkolog-radioterapeut nuk dinim asnjë dhe shprehem shqetësimin si për sigurinë e bunkerit dhe për një sërë problematikash që e bënin të pamundur fillimin e brachytherapisë aq më shumë kur burimi pa një aparat funksional dhe shqetësimi ynë u vertetua” – thuhet mes të tjerave në mesazhin e dr. Kodrës, e cila ngre dhe shqetësimin se pse NUK po bëhen transparente vlerat e rrezatimit, kur ato mund të bëhen shqetësuese dhe me pasoja për dëmtimin e shëndetit të stafit.

Por siç duket nga maji e deri në gusht ky shqetësim (që koha do ta provonte sa fatalisht i drejtë ishte) kishte rënë në vesh të shurdhët (ose pothuajse)

Ndaj, edhe kur në shtator mjeku radiolog Adrian Hoti, ngriti për herë të parë zërin për praninë jashtë çdo norme funksionimi të një aparature kobalti jashtë “një bunkeri”, por në një dhomë të zakonshme spitali, çështja nuk mori zgjidhje… Ama zëri i fortë i doktorit, e integriteti i tij nuk u shuajtën dot…            

EKSKLUZIVE / Flet dr. Adrian Hoti, denoncoi megaskandalin me rrezatimin e

Dr. Adrian Hoti, mjek radiolog, i larguar nga QSUT

“Unë personalisht nuk lidhem me grupin e njerëzve që janë marrë me blerjen e vendosjen e kësaj aparature. Isha kthyer nga pushimet në gusht dhe pranë kabinetit të radiologjisë ishte instaluar një aparat kobalti. Duke pasur njohuri në këtë fushë nuk e shihja normale. Kushtet teknike për të përballuar një rrezatim të aparturës së kobaltit nuk ishin në standard. Dhomat ndaheshin me mure rreth 30-40 cm dhe nuk ishin të betonuara, siç parashikohet në rregulloren” – thotë dr. Hoti për VS.       

“Unë iu drejtova strukturave drejtuese më një kërkesë që të reagonin dhe të bënin detyrën e tyre, sepse po rrezikonin shëndetin e stafit dhe të pacientëve e shoqëruesve të tyre, të cilët po ekspozoheshin ndaj radioaktivitetit. Nuk patën asnjë reagim. Mu deshën afërsisht 8-9 muaj përplasje mendimesh dhe nuk u arrit të ngrihej një grup specialisht në fushën e tyre për të caktuar që aparati nuk e ka vendin aty.” – shton mjeku radiolog për VS.

Dr. Adrian Hoti pas përplasjeve të shumta verbale e shkresore, e kur e ka parë se kërkesa e tij po shtyhej për “kalendat greke”, mori vendimin drastik: La punën si radiolog, 24 vjet pasi kishte venë këmbë për herë të parë si mjek në këtë spital.

EKSKLUZIVE / Flet dr. Adrian Hoti, denoncoi megaskandalin me rrezatimin e

Pjese nga dosja hetimore

Ai dha dorëheqjen duke u larguar nga puna për arsye të shqetësimit të tij të ngritur në mënyrë të përsëritur lidhur me deme të mundshme të shëndetit si pasojë e këtyre pajisjeve dhe burimeve me potencialin për të rrezikuar jetën e stafit dhe pacientëve në rast të një incidenti.” – thuhen në dosjen hetimore.

Sot, në Spitalin Onkologjik mësohet se janë 7 mjekë dhe një sanitare të prekur nga sëmundjet malinje onkologjike. Mjeku radiolog Adrian Hoti, i pyetur në lidhje me këto raste shprehet se është në dijeni të faktit që ka kolegë të tij të sëmurë onkologjik, por merak e ka thotë që nuk mund të abuzojë me këtë fakt.

“Po është e vërtetë, ka kolegë të sëmurë, por a është e lidhur me faktorët e brendshme të Onkologjisë nuk e vërtetojmë dot aty. Kemi një numër të sëmurë personeli. Ndryshe nga spitalet e tjera, në atë onkologjik muajt e fundit numri i të sëmurëve me kancer është i lartë, dhe ndoshta më i lartë se në spitalet e tjera, se edhe mjekët njerëz janë dhe preken nga patologji të ndryshme, por për momentin nuk mund të themi asgjë nëse sëmundshmëria e stafit të Onkologjikut lidhet me përdorimin jashtë kritereve e standardeve të aparaturës së kobaltit apo jo. Për këtë duhet bërë një studim.” – shton mjeku Hoti, i cili fatmirësisht vetë thotë se gëzon shëndet të plotë e të mirë, pavarësisht se pas kurrizit të rij emëtohej çdo ditë radioaktivitet.   

HETIMET 

Por, zëri dr. Adrian Hotit nuk shkoi kot. Në dosjen hetimore është dokumentuar jo vetëm çdo përpjekje e tij për të futur punën në standard për të mos rrezikuar jetën e askujt. “Versus Media” ka mësuar se mjekët kanë ngritur shqetësimin se në Radioterapi zbërthehej çdo ditë Co60 pa kryer asnjë funksion mjeksor dhe se ekspertët kanë konfirmuar se ai nuk është bunker për Co60 brachytherapy nga matjet e kryera.  

EKSKLUZIVE / Flet dr. Adrian Hoti, denoncoi megaskandalin me rrezatimin e

Sms e dr. Alketa Pere

Ndërkohë, edhe njëra nga mjeket që të martën e 25 qershorit u çuan për ndjekje penale dhe më pas u pushuan nga puna, Dr. Alketa Pere ngre shqetësimin për situatën dhe shpehet se: “Shpresojme te zgjidhet sa më shpejt kjo çështje dhe të sqarohet situata. Ka disa të dhëna që tregojnë një numër të lartë të personave me sëmundje malinje në onkologjik.” – shkruan në grupin e mjekëve në Whatsapp dr. Alketa Pere.

Janë bërë disa mbledhje, ku mjeku Hoti ka këmbëngulur se po rrezikohet jeta e stafit, pasi i është thënë gojarisht nga një ekspert i ardhur nga Agjensia Atomike e Vjenës se doza e radioaktiviteti në koridoret e Onkologjikut, pa pacientë, kur pajisja vihet në punë, ka rezultuar 20 herë më e lartë se norma e lejuar.    

EKSKLUZIVE / Flet dr. Adrian Hoti, denoncoi megaskandalin me rrezatimin e

Hetimi i kësaj dosje zbuloi se përveçse nuk ju dha pacientëve shërbimi i duhur mjekësor që mund t’i ofrohej trajtimi me radioterapi, kjo pajisje u la në kushte jo të përshtatshme ruajtje, duke rrezikuar në mënyrë të vazhdueshme rrezatimin radioaktiv të vetë stafit mjekësor dhe atë të shërbimit të Spitalit Onkologjik dhe duke shkaktuar kështu dhe largimin e mjekëve nga ai shërbim.

Kjo pajisje shumë e kushtueshme, thuhet në dosjen hetimore, u nxorr jashtë përdorimit pa u vënë asnjë ditë në punë, pasi pajisja pasi u hap në kundërshtim me çdo lloj manuali po protokolli jetëgjatësie e përfshirë për 5 vjet, afat që pothuajse ka kaluar.” – shkruhet në dosjen hetimore

EKSKLUZIVE / Flet dr. Adrian Hoti, denoncoi megaskandalin me rrezatimin e

Ish-Zv Drejtoresha e Pergj e QSUT, Dr. Brikena Qirjazi

Zv. Drejtoresha e QSUT, Brikena Qirjazi e ngarkuar për shërbimin onkologjik nuk ka marrë masa për vendosjen në punë të burimit të kobaltit, duke mos ja ofruar pacientëve për mënyrën e trajtimit të tyre, siç bëhet në vendet europiane. Qirjazi nuk ka marrë masa në kohë për zhvendosjen e pajisjes së burimit të kobaltit nga dhoma e vjetër e brakiterapisë në dhomën e kobalto-terapisë, pavarësisht hotspoteve me radioaktivitet të lartë që shfaqeshin nga matjet e ekspertit gjerman.

Dr. Qirjazi nuk ka bërë zhvendosjen e pajisjes nga dhoma e kobaltoterapisë, ku dhe pajisja nuk rezulton ende funksionale dhe pse koha e përdorimit të saj po skadon dhe përpos këtij faktit nuk janë marrë masat e duhura për zhvendosjen e saj, pasi nuk janë bërë nën mbikqyerjen e ZMR-së.

Ndërkohë që fletët e arrestit u prenë, gjyqi popullor është në kulm dhe ministrja e Shëndetësisë largoi nga detyra mjekët e dosjes së Onkologjikut, në dosjen hetimore ka një mangësi që e vënë në dukje dhe vetë hetuesit

NUK DIHET KUSH E BLEU, SI E BLEU KËTË PAJISJE. Grupi hetimor shkruhet në dosje ka kërkuar praktikën e plotë të blerjes së kobaltit në QSUT, por deri në këto momente kjo praktikë nuk rezulton të jetë e plotë, pasi nuk është arritur që të administrohet procesi i blerjes, dalja e fondit dhe kërkesa e bërë për këtë burim.

Kur palët nën hetim e kanë parë veten ngushtë, mësohet të kenë thënë se ka qenë një kërkesë e ish-drejtueses së QSUT-së, por emri i ish-titullares nuk rezulton mes personave nën hetim.     

RREZIKU 

Elementi kimik Kobalt është artificial, krijohet në mënyrë artificiale mbi Nikelin, duke e bombarduar me bërthama radioaktive dhe pas këtij procesi Kobalti fiton një veti që është rrezatim i përjetshëm që deri në ditet e sotme nuk është ndërprerë dot si proces. E thënë thjesht ky lloj radioaktiviteti e depërton të githa pengesat e zakonshme të aktivitetit normal dhe nuk mund të lejohet të vendoset në ambiente jo specifike. Përdorimi i saj bazohet mbi disa rregulla ndërkombëtare që përfaqësojnë në vetvete mbrojtjen nga rrezatimi dhe permblidhen në një terminologii që thirret me emin Halara. Që te perdoret Kobalto Therapy duhet te krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik (me mure betony mbi 1 metër të trasha) në kushtet e miratuara dhe te prezantuara nga Agiensia Atomike e Vienes ose agjencia ndërkombëtare qe thirret IEAHEA.

EKSKLUZIVE / Flet dr. Adrian Hoti, denoncoi megaskandalin me rrezatimin e

Në dosjen hetimore ka edhe një këmbanë tjetër alarmi: Rrezikut tjetër lidhet me faktin që nuk ka siguri absolute në lidhje me kapsulën që e ka mbështjellë. Kështu që në çdo moment mund të ndodhi një aksident ose një lëvizje sizmike mund të çajë kapsulën dhe të kthehet në burim rrezatues. Kështu që gjithnjë, thuhet në dosjen hetimore, këto burime kobalti rrijnë në bunkere dhe kur mbaron përdorimi në fushën e mjekësisë këto burime dorëzohen në një qendër specifike në Tiranë dhe magazinohen në bunkerë disa metra nën tokë. Efekti i këtyre rrezeve është në dy plane:  kur bëjnë rrezatim me doza të mëdha me vetëdije dhe që përdoret në mjekësi që është nekrotizuese dhe rasti tjeter kur e merret rrezatimi në mënyrë të pavullnetshme me doza minimale, ndoshta dhe te pamatshme, por me kohë të giatë. Në këtë rast ndryshimet tek qelizat tona janë në nivel të kodit gienetik dhe kjo sjell pas disa vitesh shfaqjen e sëmundjeve malinje.

Kjo dosje që furishëm mbërriti nëpër redaksi, pas “çikërrimave” të para që lidhen me korrupsionin (e gjithëditur) të shumë bluzave të bardha, mes rreshtave pati dhe një skandal më të madh se ajo e korrupsionit me barnat. Ndërsa mjekët që marrin 30-50 mijë lekësha (të rinj) për kemio dhe ilaçe, duket se u hodhën për tu “shqyer nga hienat” dhe për të sfumuar atë që nuk duhej të shihej; elefantin në dhomën e qelqurinave.

Një tender (ende) fantazëm dhe për prokurorinë për një pajisje me vlerë marramendëse që nuk vihet kurrë në punë për pacientë, por veç për sherr, duke çuar në mes të Onkologjikut si mall pa zot, një burim kolabti që edhe nëse nuk ka shëruar pacientë të dëshpëruar për të jetuar, ka gjasa që të ketë sëmurë ca të tjerë.

Sot 7 mjekë dhe një sanitare e Onkologjikut janë të sëmurë me kancer, janë në luftë me jetën. Rastësi? Ashtu qoftë! Por, nqs jo, a nuk është vrasje masive ky rast?

A nuk është vrasje edhe më e madhe masive të mos i ofrosh shërbim të sëmurëve me kancer? Siç duket edhe terrorizmi vishet me bluza të bardha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *