Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’, në SYRI TV, gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri kanë diskutuar për një njoftim të shpërndarë nga tatimet, ku u kërkohet të paguajnë taksën për profesionet e lira.
Tabaku u bëri thirrje profesionistëve të lirë, që të mos e paguajnë këtë taksë, sepse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e ka rrëzuar.
Gjykata Kushtetuese e mori vendimin qartazi në 27 qershor për të treguar se këto janë vendime janë finale dhe të padiskutueshme.
Unë pyeta dhe më thanë se, është çështje sistemi automatik, që vazhdon e dërgon njoftime. Por kjo është e patolerueshme sepse është bërë një debat publik për këtë çështje dhe Kushtetuesja ka marrë një vendim për këtë çështje dhe askush nuk ka të drejtë ti kërkojë profesionistëve të lirë, pagimin e kësaj takse.
Në këtë rast u bëj thirrje të gjithë profesionistëve të lirë, që të mos e paguajnë këtë taksë sepse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për këtë.
Kushtetuesja është shprehur që në 27 qershor dhe do të shikojmë se ku do të hyjë në fuqi, mund të hyjë në 1 janar, në 30 qershor apo në 1 korrik, por nga ky moment që ka një vendim çdo thirrje e tillë e tatimeve nuk është vetëm jo ligjore, por zhvatëse.
Sipas itë dhënave që unë kam, janë rreth 10 mijë profesionistë të lirë që e kanë paguar këtë taksë. 1 /3-ta e kanë paguar këtë taksë sepse bëhet fjalë për shtresë më të ndërgjegjshme të shoqërisë’, tha Jorida Tabaku në SYRI TV.