27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Oferta e çmendur/ Shqipëria do të paguajë 18 milionë euro për të marrë Giro d’Italian

Giro d’Italia, gara e famshme ciklistike do të nisë nga Shqipëria vitin e ardhshëm. Mediat italiane thonë se lajmi tashmë është i konfirmuar zyrtarisht pasi Shqipëria është shpallur fituese në ankandin e zhvilluar nga RCS Sports, kompania që organizon garën, duke mundur oferën e rajonit të Friulit.

Sipas mediave, Shqipëria ka ofruar shifrën e çmendur prej 18 milionë eurosh për të marrë të drejtën e nisjes së Giro d’Italia, 3 herë më shumë nga oferta e rajonit të Friulit, që ofroi 6 milionë euro.

Kjo është shifra më e lartë që është paguar ndonjëherë për të marrë të drejtën e nisjes së garës së famshme çiklistike. Por ende nuk bëhet e ditur nëse kjo ofertë nga ardhur nga qeveria shqiptare apo ndonjë kompani private?

Ajo që është e sigurtë ka të bëjë me faktin se për të marrë këtë të drejtë është angazhuar personalisht Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

“Marrëdhëniet mes qeverive ishin vendimtare në negociatat mes RCS Sport dhe palës shqiptare, me vetë Giorgia Meloni që ndërhyri personalisht. Meloni ka punuar shumë muajt e fundit në aksin politik me vendin ballkanik, i cili ka hedhur në tavolinë një shifër afër 18 milionë për nisjen e madhe, që do të bëhet më 10 maj 2025,” shkruajnë mediat sportive në Itali.

Angazhimi direkt i Edi Ramës sinjalizon se oferta mund të jetë bërë nga qeveria ose institucionet që menaxhojnë sportin në Shqipëri. Por ende ka shumë mister rreth këtij detaji, pasi oferta mbahet sekret.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *