27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

Punime në rrugë/ ARRSH: njofton devijim trafiku në disa akse të rëndësishme kombëtare

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi devijimin e trafikut në disa akse të rëndësishme kombëtare për shkak të punimeve që po kryhen për Qendrën e Monitorimit të Trafikut.

Sipas njoftimit të ARSSH, punimet do të kryhen kryesisht gjatë orëve të natës dhe trafiku do të devijohet në rrugët dytësore.

Njoftimi i plotë i ARSH
Në vijim të punës për zbatimin e projektit “Qendra e Monitorimit të Trafikut (200km) Faza e parë”, do të kryhen punime për montimin e monitorëve të Sistemit të informacionit të ndryshueshëm VMS ( tabela elektronike) në segmentet rrugore:
1.Plepa-Kavajë, më datë 09.07.2024 nga ora 23:00 deri në orën 01:00 të datës 10.07.2024, do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën dytësore duke filluar nga mbikalimi Plepa deri te Nyja e Malit të Robit dhe me tej në aksin kryesor.
2.Bypass Fier, më datë 10.07.2024 nga ora 03:00 deri në orën 05:00, do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën e vjetër Fier-Levan dhe me tej në aksin kryesor të Bypass Fier.
3.Rrogozhinë-Kavajë, më datë 10.07.2024 nga ora 07:00 deri në orën 09:00, do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën dytësore përpara mbikalimit të Spilles dhe më tej në aksin kryesor.

Menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të menaxhimit të Trafikut.

Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve për këtë devijim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *