27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

AKSHI shpall tender 5 mln euro për infrastrukturën PKI

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacioni shpalli një tender 5 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës së celësave publikë.

Sipas dokumentave të tenderit, qëllimi i këtij shërbimi lidhet me përmirësimin e shërbimeve publike dixhitale me qëllim që të përballohet trafiku i rritur në portalet qeveritare.

Në dokumenta listohen dhe qëllimet e projektit, mes të cilave përmirësimi i hardwareve dhe softwareve ekzistues për të rritur efikasitetin dhe performancën e infrastrukturës PKI.

Qëllimet projektit:
Përmirësimi i Performancës: Përmirësimi i hardware dhe software ekzistues për të rritur performancën dhe efikasitetin e infrastrukturës PKI, duke siguruar që ajo të përballojë me sukses sasinë e rritur të trafikut dhe të dhënave të procesuara.

Përmirësimi i Sigurisë: Përmirësimi i sistemit PKI për të adresuar të gjithë aspektet e sigurisë, duke përfshirë përditësimin e algoritmeve të enkriptimit, monitorimin e rreziqeve të sigurisë, dhe zbatimin e politikave të sigurisë më të rrepta për të mbrojtur infrastrukturën nga kërcënime të jashtme dhe të brendshme.

Përshkallëzimi dhe Fleksibiliteti: Përmirësimi i infrastrukturës PKI për të lejuar rritjen e lehtë të kapacitetit sipas nevojës, përmes përdorimit të teknologjive të virtualizimit dhe përshkallëzimit të burimeve për t’u përshtatur sipas nevojave.

Standardizimi dhe Kompatibiliteti: Sigurimi që infrastruktura PKI është e bazuar në standarde të njohura dhe është e kompatibël me aplikacionet dhe pajisjet e përdorura. Kjo do të sigurojë që të dhënat dhe certifikatat mund të vazhdojnë të përdoren në të njëjtën mënyrë si më parë.
Monitorimi dhe Menaxhimi i Performancës: Implementimi i një sistemi të monitorimit dhe menaxhimit të performancës për të identifikuar dhe trajtuar problemet ose bllokimet e mundshme në kohë reale dhe për të siguruar që infrastruktura PKI funksionon pa ndërprerje.

Infrastruktura e çelësave publikë është e lidhur direkt me vulat elektronike ku sipas të dhënave në portalin e-albania ofrohen 89 dokumente me vulë elektronike, një pjesë prej së cilave ofrohen vetëm elektronikisht, duke eliminuar tërësisht printimin e tyre në letër në sportelet fizike të institucioneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *