25 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Arbana Osmani me zinxhir restorantesh/ Moderatorja zgjeron biznesin në Kosovë, inaugurohet Bana’s Prishtinë

Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar Arbana Osmani i është futur zyrtarisht biznesit të restoranteve duke synuar të krijojë një zinxhir të mirëfilltë. Pas hapjes së restorantit të parë në Piramidën e Tiranës, Osmani do të inaugurojë këtë të enjte restorantin e ri të zinxhirit Bana, por këtë herë në Prishtinë.

Bana’s, restoranti i ri do të jetë i vendosur në qendrën tregtare HyperActive në Prishtinë. Njoftimin e ka bërë vetë Osmani përmes instagramit të saj, ku ka shprehur entuziazmin për këtë hap të ri, duke shkruar: “Një ëndërr që po bëhet realitet!”

“Bana’s” në Prishtinë do të mirëpresë mysafirët e parë këtë të enjte, më 11 Korrik, në orën 19:00. Bana’s në HyperActive do të ofrojë të njëjtën shije si Bana’s në Piramida dhe moderatorja ka ftuar publikun që të vizitojë restorantin e saj më të ri në Prishtinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *