Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionin anulloi tenderin 7 milionë euro për implementimin e infrastrukturës së qendërzuar hardëare. Sipas njoftimit në Buletinin e Prokurimeve Publike, arsyeja e anullimit të tenderit ishte se në garë nuk u dorëzua asnjë ofertë e përshtatshme.
Tenderi për infrastrukturën e qendërzuar hardware u shpall në mars të këtij viti. Sipas termave të referencës, qëllimi i tij ishte modernizimi i infrastrukturës dixhitale që proceson shërbimet publike.
“Për të përmbushur nevojat aktuale, por edhe për të krijuar baza të forta për të përballuar nevojat e parashikuara në rritje, për burime procesuese të bazuara në Arkitekturën SDDC Software Defined DataCenter, AKSHI kërkon të modernizojë infrastrukturën hardëare dhe softëare që mbështetin platformat, shërbimet dhe sistemet elektronike, që aktualisht u shërbejnë qytetarëve, biznesit dhe vetë institucioneve shtetërore,” thuhej në dokumentat e tenderit.
Sipas të dhënave zyrtare aktualisht në portalin e-albania shërbehen mbi 1250 shërbime elektronike dhe janë integruar në rrjetin qeveritar 255 institucione qeveritare.
AKSHI argumenton se nevoja aktuale për modernizim, shtrihet edhe në vetë sistemit e Platformës Qeveritare të Ndërveprimit, dhe parashikohet ri-inxhinierimi i plotë i tyre, duke i transformuar këto sisteme në tipin Cloud native. Rrjedhimisht edhe infrastruktura e nevojshme duhet të jetë krejtësisht e modernizuar dhe të funksionojë bazuar në konceptin Cloud Ready.
“Kjo platformë Cloud duhet të përforcojë mbi një stack te integruar në mënyrë native (stack të përberë nga softuer dhe pajisje hardëare), duke mundësuar kështu një infrastrukturë cloud të gatshme për tu alokuar ne përdorim të shërbimeve te ndryshme qe ofrohen prej AKSHIT,” thuhej në dokumentet e tenderit.
Anullimi i tenderave kaq të mëdhenj nuk është një fenomen i zakonshëm, veccanërisht tek AKSHI, që e kontrollon me dorë të hekurt procesin e shpërndarjes së kontratave të majme publike. Por me sa duket këtë herë nuk janë bërë mirë përgatitjet.