29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Investigim Kryesore Lajme nga vendi

“I Riu” i Gent Agollit godet sërish/ Mbin Poli i IT-së, Tan Agolli tender të mbyllur 6.7 mln euro për infrastrukturën mbështetëse

Qeveria shqiptare do të ndërtojë një kompleks të posaçëm që do të quhet Poli i Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kibernetike. Kompleksi i dizenjuar nga studioja tashmë e njohur I Ri shpk do të vendoset në krah të rrethrrotullimit të Saukut dhe prit të akomodojë me zyra institucionet publike në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kibernetike.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli këtë të hënë një tender të kufizuar me vlerë 6.7 milionë euro për ndërtimin e infrastrukturës mbështetëse të kompleksit. Mbetet e paqartë se si FSHZH e ka justifikuar përzgjedhjen e procedurës së mbyllur për këtë tender. Por kontrata e beftë, pritet të tenderohet në 15 gusht.

Kjo është hera e parë që në publik shfaqet një projekt për ndërtimin e një Poli të Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kibernetike. Nuk dihet se kur qeveria ka vendosur për ndërtimin e tij dhe se cilët institucione do të zhvendosen në ambientet e polit.

Projekti
Projekti i Polit të Teknologjisë zhvillohet përgjatë unazës së Tiranës, në rrethrrotullimin që lidh zonën e
Saukut dhe Liqenin Artificial. Projekti fokusohet në zhvillimin e ambienteve multifunskionale përgjithësisht me karakter zyrash me qëllim krijimin e një poli në fushën e sigurise kibernetike.

Parcela në të cilen ndodhet prona ka akses nga rruga sekondare e daljes nga autostrada nëpërmjet insitucionit të Akademisë së Policisë që ndodhet në veri të Polit.

Territori ku do të ndërtohen ambientet zë një hapësirë prej 9600 m2. Aktualisht brenda perimetrit ndodhet një strukture ekzistuese 2kat. Koncepti i projektit në bazë ka krijimin e ambienteve funksionale për zyrat dhe shërbimet që do të jenë pjesë e tij.

Edhe pse projekti i Polit të IT-së është mbajtur larg syve të publikut, dokumentat e tenderit tregojnë se ky kompleks është dizenjuar nga kompania I Ri që zotërohet nga Gent Agolli.

Kjo kompani që përlan një pjesë të madhe të tenderave të dizenjimeve është akuzuar nga opozita si e lidhur me thjeshtrën e kryeministrit Edi Rama. Por pak ditë më parë, Rea Xhillari njoftoi padi ndaj 6 deputetëve të opozitës për shpifje. Sipas saj ajo nuk ka asnjë lidhje me kompaninë I Ri dhe nuk e njeh personalisht pronarin e saj Gent Agolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *