Qytetarët e Fushë Krujës dhe të Krujës janë bërë bashkë dhe kanë protestuar për bllokimin e rrugës ekzistuese dhe kundër faktit që ata nuk kanë një hyrje-dalje në autostradë.
Sipas tyre, bllokimi i rrugës ekzistuese ka mbyllur punën për rreth 1500 biznese të zonës, ndërkohë që shumë familje nuk kanë akses në tokat e tyre.
Qytetarët kanë bllokuar për 30 minuta të dyja krahët e autostradës, duke bërë që edhe qarkullimi i makinave të jetë i pamundur për pak kohë.
Pas kësaj, ka ndërhyrë policia, e cila është përplasur me protestuesit. Efektivët e shumtë në numër kanë hedhur edhe gaz lotsjellës, për të shpërndarë protestuesit.
Protestuesit kërkojnë rihapjen e rrugës dytësore dhe të kenë akses në pronat e tyre.