29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Zengjinët e rinj shqiptarë tërheqin kompanitë e jahteve në Shqipëri

Timone Yachts Group një nga kompanitë më të njohura në Europë për shitjen dhe servisin e jahteve luksoze ka vendosur të zbarkojë në Shqipëri. Në fillim të këtij muaj, kompania italiane hapi një seli të re në marinën e Orikumit, ndërkohë që zyrat qëndrore të kompanisë do të jenë në Tiranë.

“Shqipëria po përjeton një bum të konsiderueshëm ekonomik dhe po krijon një kategori klientësh të aftë për të përballuar blerjen e varkave luksoze. Timone ka rreth një vit prezent në këtë vend, por tashmë kemi krijuar një aleancë me një partner të rëndësishëm në nivel lokal me të cilin po organizojmë sistemin e shitjes,” deklaroi Luigi Gambelli, drejtori ekzekutiv i grupit Timone Yachts.

Sipas tij, Shqipëria është një horizont i ri, i cili përshtatet plotësisht në punën e zgjerimit të Grupit drejt Lindjes.

“Ky operacion – vijoi ai – është rezultat i një zgjerimi progresiv që e sheh Shqipërinë si një pjesë të rëndësishme të mozaikut që po bashkojmë në brigjet e vendeve lindore dhe në përgjithësi në zonën e Ballkanit.

Konkretisht, Timone ka krijuar një kompani të re, Timone Yachts Albania, e cila do të operojë si tregtar, broker dhe ofrues shërbimi për tregun shqiptar. Me inaugurimin e datës 6 korrik në prani të institucioneve, klientëve dhe me varkat e ekspozuara, ne kemi nisur këtë rrugë të re që shpresojmë të na sjellë të njëjtat kënaqësi që po marrim në vendet e tjera të Adriatikut,” përfundoi Gambelli.

Tregu i jahteve po zgjerohet nga viti në vit teksa pasanikët e rinj shqiptar po imitojnë stilin e jetesës së njerëzve të pasur në Perëndim. Në vitin 2020, qeveria shqiptare hoqi tatimin mbi vlerën e shtuar për importin e jahteve si një masë për të stimuluar këtë industri, ndërkohë që ky veprim u sulmua nga opozita si ligj klientelist që favorizon njerëzit më të pasur të vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *