26 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Grumbulluesit nën hetim nga Konkurrenca, abuzuan me çmimet e fruta-perimeve

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hetojë diferenca e madhe të çmimeve të frutave dhe perimeve nga fermeri te grumbulluese e më pas te konsumatori.

“Referuar strukturës së tregut, integrimit vertikal, sjelljes së ndërmarrjeve grumbulluese dhe diferencave të mëdha në zinxhirin e vlerës së produktit nga prodhuesit, grumbulluesit, shitësit me shumicë deri tek konsumatori fundor, mund të jemi para një sjelljeje anti-konkurruese si pasojë e marrëveshjeve dhe/ose praktikave të bashkërenduara ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve që operojnë në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve,” thuhet në vendimin e AK. 

Konkurrenca” njofton se është hapur hetim paraprak për tregjet me shumicë të frutave dhe perimeve në pesë qarqe, Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.

Nga vëzhgimi i A2 CNN rreth dy vite e gjysmë më parë, rezultoi se një pjesë e konsiderueshme e prodhimit të Myzeqesë shkonte pikërisht në tregun agro-ushqimor të Tiranës me një diferencë 80-100 lekë më tepër nga sa fermeri e shiste.

A2 CNN e raportoi 2 vite më parë, grumbulluesit nën hetim nga AK,

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, janë 86 ndërmarrje të grumbullimit dhe tregtimit me shumicë të frutave dhe perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, që kanë abuzuar me çmimet e produkteve bujqësore.

Në të gjitha qarqet, është konstatuar se pikat e grumbullimit operonin pa kontratë, duke bërë që fermerët t’i shesin produktet e tyre nën kosto, duke ju shkaktuar humbje.

A2 CNN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *