27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Prodhimi i energjisë, privatët kalojnë shtetin

Rreth 4.3 milionë mwh energji u prodhuan gjatë 6 – mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, duke shënuar një rënie në raport me një vit më parë, ku për të njëjtën periudhë u gjenerua rreth 5 mln Mwh energji.

Centralet publike në Kaskadën e Drinit prodhuan rreth 2.1 milionë mega ose 49 për qind të totalit. Pjesa tjetër prej 51 për qind u prodhua nga burimet private të energjisë. 

Shumica e prodhimit privat të energjisë vjen nga hidrocentralet, por kohët e fundit po rritet edhe energjia e prodhuar nga dielli.

Sipas të dhënave nga ERE, në total këto impiantet fotovoltaike në treg të lirë prodhuan 21,135 mwh energji, ndërkohë që centrali i Karavastasë prodhoi 135,653 mëh. Energjia e prodhuar nga ky central diellore përbën 3.1% të energjisë totale të gjeneruar në vend.

Ndërkaq, konsumi total i energjisë për 6 – mujorin arriti në rreth 4 mln mëh energji, një nivel thuajse i njëjtë me atë të konsumuar në periudhën janar- qershor të vitit të kaluar. Ndërkaq, niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për 6 – mujorin u regjistrua në 17.69%, duke shënuar një përmirësim të lehtë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku humbjet përllogariteshin në 19.88%. Sa i takon nivelit të arkëtimeve për periudhën janar – qershor në 100%, të faturave të gjeneruara nga OSHEE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *