28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Fitimi i OTP-së u rrit me 41 për qind në gjysmën e parë të vitit

Fitimi i bankës OTP u rrit me 41 për qind në gjysmën e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Grupi hungarez i shërbimeve financiare OTP tha se fitimi pas taksave i njësisë së saj shqiptare 25.4 milionë euro në gjysmën e parë të 2024-ës, nga 18 milionë euro që ishte në janar-qershor të vitit 2023.

Të ardhurat neto nga interesi u rritën me 24% në vit në 41.3 milionë euro, ndërsa të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet u shtuan 2% në 4.2 milionë euro.

Totali i aktiveve të bankës OTP Albania arriti në 1.82 miliardë euro në fund të qershorit, nga 1.7 miliardë euro që ishte në qershorin e vitit të kaluar.

Banka OTP Albania ka një portofol kredie bruto prej 1 miliardë eurosh, me një rritje prej 11.7 për qind nga fundi i gjashtëmujorit të parë 2023.

Banka OTP Albania është në pronësi të grupit hungarez OTP që nga prilli 2019. Para kësaj, ajo ishte një njësi e grupit bankar francez Societe Generale. Në dhjetor 2022, banka qendrore e Shqipërisë miratoi një bashkim midis OTP Bank dhe njësisë vendore të Grupit Alpha Bank të Greqisë.

Në Evropën Juglindore, grupi OTP operon edhe në Bullgari, Serbi, Rumani, Slloveni, Mal të Zi dhe Moldavi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *