28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Nis Rruga e Bregut/ ARRSH hap tenderin për projektuesin e rrugës Dhërmi-Sarandë

Qeveria ka vendosur të fillojë ndërtimin e Rrugës së Bregut, e cila do të lidhë 4 bashkitë e Rivierës shqiptare. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur tenderin 820 mijë euro për të përzgjedhur studion që të projektojë aksin nga Dhërmiu në Sarandë.

Sipas dokumentave të tenderit, pika e fillimit të këtij segmenti rrugor është rreth-rrotullimi në fund të aksit rrugor “Palasë – Dhërmi”, ndërsa pika fundore nuk është përcaktuar ende, por ajo duhet të jetë pranë qytetit të Sarandës.

Rruga ekzistuese Dhërmi – Sarandë përshkon një terren kordinor dhe pjesërisht malor, me gjerësi të pjesës kaluese 6 m, me 2 bankina të paasfaltuara nga 0.5 m dhe 0.75m, me një profil gjatësor deri në 10 % pjerrësi në shumë zona, me kthesa që janë jashtë standartit. Ky aks rrugor ka vepra të shumta arti si ura, mure mbajtës e pritës, tombino të ndryshme. Në disa segmente rrugore ka zona aktive rrëshqitëse.

ARRSH thotë se rruga e re pritet të shkurtojë me 20-30 për qind distancën nga Dhërmiu në Sarandë, si pasojë e përmirësimit gjeometrik të gjurmës së rrugës. Segmenti rrugor do klasifikohet si Kategoria C2 “Rrugë ndërurbane dytësore”, në përputhje dhe vazhdimësi edhe me segmentin rrugor tashmë të ndërtuar (Palasë – Dhërmi).

Studioja që do të shpallet fituese në tender duhet të bëjë hartimin e një projekti të detajuar të rrugës, përfshirë gjurmën, pikat lidhëse si dhe të adresojë të gjitha shqetësimet e komunitetit për këtë projekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *