Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka reaguar për skandalin e mbetjeve toksike. Në një njoftim zyrtar për shtyp Doganat thonë se sasia e mbetjeve të bllokuara në Kinë nuk është eksport shqiptar, por tranzit ndërkombëtar i prodhuar në Kosovë.
Për rastin e kësaj ngarkese, Doganat kanë bërë të ditur emra e kompanisë eksportuese në Kosovë si dhe asa pritëse në Kinë. Ndërsa për rastin e Tajlandës Doganat vazhdojnë të heshtin duke mos dhënë asnjë informacion, jo më të tregojnë emrat e kompanive që organizuan eksportin.
Deklarata e plotë
Nisur nga informacionet disinformuese që po shpërndahen prej ditësh në media dhe po përdoren për arsye politike dhe për baltosjen e punës së Administratës Doganore Shqiptare, sqarojmë si vijon:
Rasti i cituar nga media nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova. Pra, produkti është koncentrat zinku me origjinë nga Kosova me firmë dërguese/eksportuese Apelbaum shpk me adresë Rr. Fehmi Agani, Prishtinë/Kosovë; Firma pritëse/importuese është ACHRO AG me bazë në Steinhausen Sëitzerland.
Firma zvicerane ACHRO AG është urdhëruese sipas BILL OF LOADING (B/L) e kompanisë detare MAERSK për transportin e këtij produkti (LOë GRADE ZINC CONCENTRATE) me destinacion firmën pritëse GUANGXI LOGISTICS INDUSTRY INTERNATIONAL TRADE CO. LTD, NANNING, China.
Sa më sipër ritheksojmë se:
• Nuk është produkt me origjinë nga Republika e Shqipërisë;
• Nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar ndërmjet një firme nga Kosova dhe një firme zvicerane pa përfshirjen e asnjë firme nga Shqipëria.
ADSH si në rastet e mëparshëm por edhe në këtë rast, po shkëmben informacion intensiv si dhe po bashkëpunon ngushtë në hetim të përbashkët me OLAF (Zyrën e Luftës kundër Mashtrimeve të BE-së) si dhe organizma të tjera ligj-zbatues.