28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Rinasi fluturon/ Në gusht, 41% më shumë pasagjerë krahasuar me një vit më parë

Muaji gusht, që përkon edhe më kulmin e sezonit turistik ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të pasagjerëve në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka ndarë për publikun shifrat më të fundit.

Kështu, në muajin që sapo u mbyll në aeroportin e Rinasit u regjistruan mbi 1,2 milionë pasagjerë, krahasuar me rreth 883 mijë të gushtit të një viti më parë, ose 41% më shumë. Ndërkohë, nga janari deri në fundin e gushtit janë regjistruar 7,2 milionë pasagjerë, me rritje vjetore prej 56%.

Kujtojmë se gjatë vitit 2023, aeroporti ndërkombëtar i Rinasit mirëpriti mbi 7,2 milionë pasagjerë, e njëjta shifër e 8-mujorit të këtij viti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *