28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Drejtori i TIA-s: Kemi nisur punën për të trefishuar sipërfaqen e terminalit

Drejtori i Përgjithshëm i Tirana International Airport, Piervittorio Farabbi, zbuloi të hënën se kompania po punon për të trefishuar sipërfaqen e terminalit të aeroportit në 40 mijë metra katrorë. Terminali i Rinasit aktualisht zë një sipërfaqe prej rreth 14,500 metra katrorë, çka do të thotë se sipërfaqja e tij do të trefishohet për të përballuar fluksin gjithmonë në rritje të shpejtë të pasagjerëve që udhëtojnë përmes aeroportit.

TIA pret që numri i pasagjerëve të kalojë 10 milionë vetë këtë vit dhe për të përballuar këtë trafik të shtuar Farabbi zbuloi në një video të postuar në LinkedIn se kompania ka nisur një plan agresiv investimesh për zgjerimin e zonave të ndryshme të aeroportit, duke përfshirë pistën e avionëve, zonat e parkimit dhe rrugët lidhëse.

Në shkurt, Farabbi tha për mediat lokale se operatori i aeroportit të Tiranës kishte vendosur të rriste investimin e tij të planifikuar në aeroport deri në vitin 2040 me 40%, në 140 milionë euro. Investimet do të financojnë gjithashtu ndërtimin e një pistë ajrore të re për të prezantuar fluturimet ndërkontinentale, veçanërisht ato drejt Shteteve të bashkuara.

Në vitin 2023, aeroporti i Tiranës shërbeu 7.26 milionë pasagjerë, 40% më shumë se në vitin 2022.

Në 8 muajt e parë të vitit 2024, ai regjistroi mbi 7 milionë pasagjerëve, një rritje prej më shumë se 50% krahasuar me periudhën e një viti më parë.

 

2 Comments

  • Truth 3 Shtator, 2024

    Po cfare i duhen terminalet kur kane vetem 1 piste. Kjo ben qe slotet e ulje ngritjeve te jene te kufizuara ose pastaj do kete udhetime ne ore te papershtatshme te nates e mengjesit. Nuk perballon nje piste gjithe kete fluks.

  • Petrit 4 Shtator, 2024

    P. Farrabi nuk eshte Drejtor Ekzekutiv, por Drejtor i Sherbimeve ne Toke, qe do te thote se drejton punen e nje ekipi krejtesisht shqiptaresh qe jane te specializuar dhe te afte ti sherbejne ne menyre te sigurte vetem ketij spektri. Aeroporti ka dhe Drejtore te tjere si Farrabi, ne sektorin e Finances, Marketingut dhe mbi te gjitha ka ose duhet te kete patjeter nje CEO..kush eshte ai nuk po kuptohet?.. Del Farrabi dhe flet si i pare??? Apo eshte i ” huaj”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *