28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

QSUT në prag kolapsi/ Mbetjet spitalore bëhen kapicë edhe në ambientet e jashtme

Dështimi i tenderave për evadimin e mbetjeve spitalore dhe lojërat korruptive të kompanive apo zyrtarëve kanë krijuar një situatë emergjente me mbetjet spitalore në Qendrën Spitalore më të madhe të vendit. Kapitali ka mësuar se prej 4 muajsh mbetjet në QSUT nuk largohen dhe pasi kanë ezauruar hapësirat e brendshme, tashmë malet me mbetje kanë filluar të ngrihen edhe në ambientet e jashtme, sic duket qartë nga fotot.

Mes tyre gjenden mbetje të rrezikshme si dhe mbetje anatomike, nga ndërhyrjet kirurgjikale në QSUT. Sipas burimeve, autoklava e cila përdoret për asgjësimin e mbetjeve anatomike është jashtë funksionit prej disa muajsh duke bërë që mbetjet të grumbullohen stivë.

Ndërkohë një tentativë e QSUT për të tenderuar evadimin e mbetjeve ka dështuar pas luftës mes kompanive dhe abuzimet e disave prej tyre, të cilat kanë qenë objekt edhe i hetimeve të prokurorisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *