Irena Beqiraj
“Zerimi i taksës së importit kryesisht për mishin që importohet nga Brazili do të rrisë konkurueshmërinë e industrisë së përpunimit të mishit në Shqipëri”. Ky është argumenti kryesor që dëgjon nga lobuesit pranë qeverisë, i paraqitur edhe në letrën e dërguar nga 5 përpunuesit kryesorë në ministrinë e Bujqësisë.
Ky argument i thjeshtë, i përdorur nuk di sa herë në këto 30 vite ekonomi tregu, cuditërisht e ka vendosur në mendime Ministren e Bujqësisë, e cila po drejton një sektor ku blektoria për shkak të tkurrjes drastike po shkon drejt kufijëve të shfarosjes.
Për t’i lehtësuar meditimin edhe për t’i thjeshtuar vendimarrjen në këto kohë të vështira për sektorin që ajo drejton, ku edhe numri i gomerëve që Ii rezistoi uljes deri në 2021, sot ka pësuar ulje po pararashtroj disa argumenta.
E para, vetëm në këto 11 vite qeverisje eksperienca e ka pasisur qeverinë me fakte që tregojnë që ulja e taksave nuk con domosdoshmërisht në uljen e cmimit. Për fat të keq ekonomia nuk funksionon në bazë të ligjeve universale , ku dy edhe dy bëjnë katër dhe tre minus një bëjnë dy. Vendimet ekonomike merren nga njerëzit dhe sjellja njerëzore është përcaktuesi bazë i rezultateve të pritura . Asgjë rreth sjelljes njerëzore nuk është kaq e thjeshtë dhe universale.
Studimet empirike europiane tregojnë se edhe në tregje konkuruese ( jo monopol dhe jo oligopol) sa herë që ka pasur një rritje të normave të taksave, 55% e kësaj rritje është përkthyer në rritje të çmimit që muajn e parë pas ndryshimit. Ndërkohë që në harkun kohor prej tre muajsh rritja e normës taksës është është trasmetuar e gjitha tek çmimi.
Ndryshe ka ndodhur kur politikëbërsit kanë vendosur ulje të taksave. Vetëm 13 % e uljes së normës është reflektuar si ulje çmimesh për konsumatorin . Pjesa tjetër e uljes është reflektuar në rritjen e fitimeve të biznesit. Pra trasmetimi tek cimimi i uljes edhe i rritjes së taksave është I ndyshëm duke treguar se në ekonomi 2+2 mund të bëj edhe 5 dhe 3-1 mund të rezultojë sërish 3.
Pra në një treg konkurues ulja e taksës së importit mund të reflektohej pjesërisht si ulje cmimi vetëm pjesërisht në rastin më të mirë. Por edhe ky rezultat modest vështirë të arrihet kur tregu merr formën e oligopolit të pastër.
Për lexuesin jo ekonomist tregu ka trajtë oligopolistike kur 5 kompani mund të mbajnë më shumë se 60 % të tregut. Të dhënat tregojnë se tregu i importit të mishit nga Brazili është i përqëndruar në 5 kompani të cilat mbajnë 85% të tregut për vitin 2024, përqëndrim të cili është rritur krahasuar me vitin 2023 ku këto 5 kompani mbanin vetëm 75% të tregut. Për më tepër kufirin prej 60 % e plotësojnë 3 kompanitë e para.
Në këtë rast kur 3 kompani janë përcaktuese të cmimit në treg është e vështirë që mekanizmi i trasmetimit të uljes së kostos tek cmimi të funksonojë sic pretendojnë lobistët. Ndërkohë që edhe me ekzistencën e taksës vihet re një rritje e peshës specifike që zë mishi i importuar nga Brazili nga 26% në vitin 2023 në 2024 importi nga Brazili zë 28%.
Thënë këto zerimi i taksës vetëm do të transferonte rreth 320 milionë lek të reja nga buxheti i shtetit tek fitimet e disa kompanive, veprim i cili nga njëra anë jo vetëm nuk do t’u zgjidhte kompanive problemin e konkurueshmërisë por nga ana do të hiqte barrierën e fundit mbrojtëse për atë pak prodhim blektoral vendas.
Zhvillimin e qëndrueshëm edhe rritjen e konkurueshmërise të industrisë agro-përpunuese (ku nënsektori i përpunimit të mishit edhe pëshkut zë vetëm 5,4%) nuk e kanë penguar taksat, madje krahasuar me problemet që duhen adresuar taksat janë aq periferike sa edhe sikur ti përjashtonim tërësisht nga taksat nuk do të beheshin të konkurueshëm pa u ndihmuar ndryshe.
Sipas raporteve të Këshillit të Investimeve të ngritur pranë qeverisë problemet kryesore që has sektori i agropërpunimit janë: Aksesi në informacion, marrja e çertifikatave fitosarnitare shoqërohet me shumë vështirësi dhe nevojiten trajnime , nuk ka laboratorë të akredituar, analizat ISUV nuk janë të përshtatshme për eksport në shumë vende veçanërisht në BE, inspektimet dhe barkodet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nuk zbatohen për eksportuesit, sistemi bankar operon me ritme të ngadalëta për bujqësinë krahasuar me rajonin, si edhe mosfunksionimi i shoqatave të Bashkëpunimit Bujqësor.
Por nuk mbaron këtu. Investimet e reja në këtë sektor po ashtu nuk pengohen nga taksat. Anketat e biznesit të kryera tregojnë se institucionet nuk janë mbështetëse dhe nuk stimulojnë investimet , cilësia e lëndëve të para le për të dëshiruar, aksesi në financë edhe rritja e mbështetjes së granteve nga shteti dhe donatorët duhet të jenë më adekuate, ndërkohë që ka vështirësi në sigurimin e tregje të reja dhe mungesë në pjesëmarrjet dinjitoze në panaire ndërkombëtare.
Nga ulja e taksës nuk do të ulen cmimet sepse tregu është oligopol , ca para do të trasferohen nga buxheti tek fitimet e disa kompanive . Konkurueshmëria nuk do te rritet sepse taksa në kushtet ekzistuese është faktor periferik , ndërkohë që do të hiqet një barrierë mbrojtëse për prodhimin vendas.
Nëse qeveria ka përzemër rrijten e konkurueshmërisë ajo duhet të dalë nga modaliteti “i përtacit”. Asaj i duhet të zhvillojë aftësitë edhe kapacitetet për të bashkëpunuar dhe mbështetur biznesin në mënyrë transparente, pa qenë nevoja “të ndajë para të buxhetit ”me disa prej tyre.