27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Rekordi i ri/ Rinasi arrin në shtator numrin e pasagjerëve të vitit të kaluar

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bëri të ditur se ka arritur të tejkalojë që në muajin shtator numrin e pasagjerëve që u regjistruan për gjithë vitin e kaluar.

“TIA ka vendosur një rekord të ri, duke tejkaluar 8 milionë pasagjerë nga 1 janari deri më 19 shtator 2024. Kjo arritje vjen ndërsa TIA vazhdon të shohë zgjerim të konsiderueshme në trafikun e pasagjerëve. Krahasimisht, TIA e mbylli vitin 2023 me 7.25 milionë pasagjerë, duke shënuar një rritje të konsiderueshme nga viti në vit,” njoftoi aeroporti.

Kompania koncesionare që menaxhon Rinasin ka falënderuar pasagjerët për durimin dhe mirëkuptimin e treguar për çdo vonesë që mund të ketë ndodhur gjatë udhëtimeve të tyre.

“Është e rëndësishme të theksojmë se, megjithëse nuk kemi pasur kontroll mbi trafikun ajror të ngarkuar globalisht gjatë verës, një sfidë me të cilën janë përballur aeroportet dhe linjat ajrore në mbarë botën, stafi i TIA-s ka punuar me përkushtim për të siguruar që të gjitha proceset e shërbimit në tokë të përfundonin në kohë,” vijon deklarata e TIA-s.

Me ritmet e 9 muajve të parë, Aeroporti i Rinasit pritet që këtë vit të thyejë shifrën e 10 milionë pasagjerëve, çka e bën atë aeroportin me trafikun më të lartë në Ballkanin Perëndimor duke lënë pas atë të Beogradit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *