27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

15 milionë euro shtesë/ Cilët fermerë përfitojnë nga subvencionet e qeverisë

Nga 30 shtatori janë hapur aplikimet për fermerët dhe grupimet e fermerëve që duan të përfitojnë nga skema e investimeve në bujqësi, ku në dispozicion janë vendosur 15 milionë euro.

Por si do të shpërndahen këto para’? Udhëzimi i Ministrisë së Bujqësisë, i cili ka hyrë në fuqi, detajon se janë 5 skema të reja mbështetëse për fermerët.

Konkretisht, për ndërtimin e serrave diellore të reja me sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 2 ha për subjekt, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes, masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 milionë lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve; jo më shumë 8 milionë lekë/ha për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë dhe jo më shumë se 4 katër milionë lekë/ha për serrat (tunelet plastike) të prodhimit të luleshtrydheve.

Për masën rrjeta për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta, përfitimi do të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15.5 milion lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 hektarë dhe jo më shumë se 5 hektarë.

Referuar udhëzimit, do të mbështeten fermerë për ndërtimin e ambienteve për mbarështimin e kafshëve dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve, me kapacitet jo më pak se 10 lopë, jo më pak se 100 të imta, jo më pak se 10)dosa dhe jo më pak se 10 mijë shpendë. Masa e përfitimit do të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 milionë lekë për subjekt;

Për blerjen e traktorëve, makinerive dhe pajisjeve për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale, masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 milionë lekë për subjekt

Mbështetja për akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut do të jetë në masën 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 20 milionë lekë për subjekt.

Për të përfituar nga masat mbështetëse 9-13 aplikantët nuk duhet të jenë debitorë ndaj AZHBR, Ministrisë së Bujqësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Duhet të kenë shlyer sigurimet shoqërore në rastin e fermerëve individualë; të ketë tokën në pronësi dhe/ose me qira/huapërdorje për të paktën 5 vjet, duke filluar nga viti i aplikimit; të ketë lejen përkatëse të ndërtimit sipas legjislacionit në fuqi, para lidhjes së kontratës.

Përfituesve nga masat e mbështetjes së investimeve 9-13, pas lidhjes së kontratës u paguhet paraprakisht deri në 30% të masës së financimit të kontraktuar, kundrejt garancisë së pagesës së lëshuar nga shoqëri sigurimi dhe/ose banka sipas përcaktimeve të kontratës. Aplikimet për masat mbështetëse të investimeve do të bëhen nga data 30.9.2024 deri më 8.11.2024, brenda orarit zyrtar. 

Scan TV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *