Kompania ajrore hungareze me kosto të ulët Wizz Air ka nisur një linjë të re që lidh kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë me Shtutgartin në Gjermani, tregoi orari i saj i fluturimeve të martën.
Sipas grafikut të fluturimeve, kompania nisi fluturimet në një tjetër linjë të re, nga Tirana në Salerno të Italisë javën e kaluar.
Fluturimet për në Shtutgart kryhen tre herë në javë – të martën, të enjten dhe të shtunën, ndërsa fluturimet në linjën Tiranë-Salerno kryhen dy herë në javë, të mërkurën dhe të dielën.
Wizz Air është kompania më e madhe e fluturimeve në tregun shqiptar. Sipas të dhënave zyrtare, për 9 muajt e parë të vitit Wizz Air zuri mbi 53 për qind të tregut të fluturimeve, i ndjekur në vendin e dytë nga kompania tjetër me kosto të ulët, Ryanair.