Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar se sulmet kibernetike ndaj sistemit bankar janë të vazhdueshme.
“Në mënyrë të vijueshme ka pasur sulme. Kemi dy lloj ndërhyrjesh. Një është me sulme ndaj sistemit bankar dhe financiar dhe ndërhyrja tjetër është përmes dezinformimit. Të dyja këto ndërhyrje janë të rrezikshme në varësi të forcës dhe ndikimit të tyre,” deklaroi guvernatori.
Por pavarësisht sulmeve ai tha se sistemi bankar i ka përballuar ato me sukses për shkak të investimeve të mëdha që ka bërë në drejtim të sigurisë kibernetike.
“Si rezultat i këtyre masave, asnjë nga sulmet me të cilat jemi përballur nuk është materializuar apo ka shkaktuar pasoja të rënda në subjektet banka dhe jobanka. Pavarësisht kësaj, është e domosdoshme që të gjitha institucionet të bashkërendojnë një strategji kombëtare të shoqëruar me një plan-veprimi konkret për të zbuluar, parandaluar dhe për t’iu përgjigjur në kohë këtyre kërcënimeve,” përfundoi Sejko Sejko